Deputetėt "rebelė" tė PDK-sė ndryshojnė qėndrim pėr Specialen
Deputetėt e PDK-sė do tė jenė mė unikė pėr ta votuar themelimin e Gjykatės Speciale
Deputetėt e PDK-sė do tė jenė mė unikė pėr ta votuar themelimin e Gjykatės Speciale, kur do tė riprocedohet nė Kuvend. Disa prej tyre, tė cilėt fillimisht kanė qenė kundėr apo kanė abstenuar, tashmė kanė ndryshuar qėndrim.

Njėri nga nėnkryetarėt e PDK-sė i ka thėnė gazetės “Zėri” se deputetėt e partisė sė tij nė tė ardhmen do ta mbėshtesin krijimin e Dhomave Speciale dhe do tė sigurohen votat e nevojshme pėr aprovimin e saj.

“Besoj se gjatė ditėve tė ardhshme shefi i Partisė, Hashim Thaēi, do t’i konsultojė deputetėt veē e veē, por edhe do tė mbahet mbledhja e grupit dhe aty do tė qartėsohen gjėrat. Nuk guxojmė tė lejojmė edhe njėherė dėshtimin e Gjykatės Speciale. Kjo do t’iu bėhet e qartė deputetėve dhe prandaj pritet reflektim i gjithė deputetėve”, ka thėnė njėri nga nėnkryetarėt e PDK-sė.
Sipas tij lideri i Partisė, Hashim Thaēi kėsaj radhe pritet tė jetė mė i rreptė nė raport me deputetėt qė nuk e kanė votuar specialen.

“Do t’iu tregohet edhe atyre se obligimi ndėrkombėtar qė ėshtė marrė pėr Specialen duhet tė realizohet. Ky ėshtė qėndrimi i grupit se duhet tė votohet Specialja”, ka thėnė zyrtari i PDK-sė, sipas tė cilit mund tė jenė vetėm tre deputetėt: Nait Hasani, Fadil Demaku dhe Ganimete Musliu, qė pritet sėrish tė votojnė kundėr Speciales. /Zėri/