Kthehen edhe 74 refugjatė kosovarė
Vazhdon kthimi i kosovarėve nė vend, tė cilėt, muaj mė parė nė mėnyrė masive kishin marshuar drejt kufijve tė vendeve Evropiane pėr njė jetesė mė tė mirė.
Vetėm gjatė ditės sė djeshme, Gjermania ka kthyer edhe 74 persona tė tjerė, pėrcjell albinfo.ch.

Sipas Ministrisė sė Brendshme nė Magdeburg tė Gjermanisė, ditėn e mėrkurė nė mesditė nga Leipzigu janė dėrguar 74 persona pėr nė aeroportin e Prishtinės.

“Tė kthyerit janė 59 kosovarė qė ishin strehuar nė Sachsen, 14 nga Berlini dhe njė nga Hessen”, thuhet nė deklaratėn e ministrisė, raporton “volksstimme.de”.

Ministri i Brendshėm, Holger Stahlknecht, ka thėnė se dėbimi nė mėnyrė kolektive ėshtė njė sinjal qė kosovarėt nuk duhet tė kėrkojnė azil nė Gjermani.

“Me kthimin kolektiv ne po ua bėjmė tė qartė kosovarėve se ata nuk kanė nevojė pėr azil dhe nuk mund tė qėndrojnė nė Gjermani. Ne duhet t’i dėbojmė pėr t’ua liruar vendin atyre azilkėrkuesve qė vijnė nga vendet, tė cilėt vėrtet kanė nevojė pėr strehim”, ka thėnė ai.

Fluturimi i azilkėrkueseve ėshtė bėrė dje nė orėn 13:32 minuta. Grupi i tė kthyerve ka qenė i shoqėruar nga zyrtarė policorė gjermanė, nga njė mjek dhe njė pėrkthyes.