Nuland: Mė mirė themelojeni Gjykatėn vet sesa OKB’ja
e shtetit amerikan Victoria Nuland ka thėnė se Shtetet e Bashkuara kanė qenė shumė tė zhgėnjyer kur nuk janė votuar ndryshimet kushtetuese qė i hapin rrugė themelimit tė Gjykatės Speciale.
Nė njė intervistė pėr RTK’nė Nuland tha se themelimi i Gjykatės do ta ndihmojė edhe SHBA’nė nė mėnyrė qė Kosova tė ecė pėrpara.

“Ėshtė shumė me rėndėsi qė tė themelohet Gjykata dhe shpresoj se do tė ketė edhe njė votim tjetėr pėr kėtė para pushimeve verore”, ka thėnė Nuland.

Ajo po ashtu ka thėnė se nėse Kosova nuk e krijon vet Gjykatėn, atė do ta bėjė OKB-ja dhe se marrėdhėniet e Kosovės me bashkėsinė ndėrkombėtare mund tė vihen nė pikėpyetje

“Ne nuk duam qė tė ndodhė kjo sepse ne duam qė Kosova tė ecė pėrpara me Evropėn dhe me neve”, ka thėnė Nuland.

Ajo ka folur edhe pėr korrupsionin si dhe dialogun me Serbinė.

Nuland tha se nėse Kosova dėshiron qė tė ketė investime nga jashtė atėherė duhet tė luftohet korrupsioni.

Zyrtarja amerikane ka folur edhe pėr terrorizmin ku sipas saj Kosova ka marrė hapa tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim.