Fatos Bytyqi beson se do tė zbardhet e vėrteta pėr vrasjen e vėllezėrve
Agron, Mehmed dhe Yll Bytyqit tė vrarė nė vitin 1999 nė Petrovo Sello, ka deklaruar se kryeministri serb, Aleksandar Vuēiq duhet tė inkurajojė organet e drejtėsisė nė hetimet pėr vrasjen e vėllezėrve tė vet.


Ai nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen serbe 'Danas' ka thėnė se nuk mjafton krijimi i komisioneve pėr kėtė ēėshtje, por se, sipas tij, nevojitet angazhimi i organeve tė drejtėsisė.

“Vrasjen e vėllezėrve tė mijė mund ta hetojnė vetėm organet e drejtėsisė dhe komisionet e pavarura… Qė ky proces tė vazhdojė tutje, nevojiten dėshmitarė. Kryeministri Vuēiq duhet tė ndėrmarr hapa qė ta inkurajojė njė gjė tė tillė. Tregimi pėr krijimin e kėtyre komisioneve, vetėm sa e ka shpėrqendruar vėmendjen e tė gjithėve”, ka thėnė Bytyqi, transmeton lajmi.net.

Fatos Bytyqi beson fort qė e vėrteta pėr vrasjen e vėllezėrve tė tij do tė zbardhet.

“Kjo do tė ndodhė. Njerėzit e dinė se unė jam shumė kėmbėngulės, dhe se rasti nuk do tė mė lodhė aq lehtė. Nuk do tė heq dorė, pėrderisa tė gjithė ata qė janė pėrgjegjės pėr kėto vrasje tė dėnohen, qė i bije tė gjithė nga zinxhiri komandues”, ka bėrė tė ditur ai.

Vuēiq ditė mė parė kishte hequr dorė nga formimi i komisionit tė pavarur pėr tė hetuar kėtė ēėshtje, duke e dėrguar procesin nė Gjykatėn pėr Krime Lufte.