Mobilizohet Policia: Nė ndjekje tė dy veturave qė u ikėn nė Badovc
Policia e Kosovės gjatė ditės ka gjetur nė Badovc armė, municion e rroba tė zeza, por ka mohuar se ėshtė gjetur eksploziv.
Sipas Policisė, ėshtė herėt tė flitet nėse ky aksion policor ka tė bėjė me arrestimin e pesė tė dyshuarve pėr terrorizėm qė u arrestuan disa ditė mė parė nė liqenin e Badovcit.

Liqeni i Badovcit, ndonėse gjatė tėrė kohės ėshtė i rrethuar me pjesėtarė tė Policisė sė Kosovės, qė disa kohė, ėshtė bėrė cak i dyshimeve pėr sulme, raporton KTV.

Policia e Kosovės pėrmes njė komunikate, ka bėrė tė ditur se aty ka gjetur njė kallashnikov, karikatorė dhe disa tesha tė zeza.

“Policia e Kosovės, si vazhdimėsi e punės dhe ofrimit tė sigurisė, njofton se nė orėt e pasdites nė njė lokacion afėr Badovcit, ka gjetur njė armė me municion dhe disa gjera tjera si rroba, por qė nuk kanė tė bėjnė me eksplozivin, e as me gjera tjera tė dyshuara tė kėsaj natyre”, ka thėnė Baki Kelani.

Kėtė e kanė konfirmuar prapa kamerave edhe pjesėtarėt e Policisė nė vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur disa metra larg nga vendi ku ditė mė parė ishin arrestuar pesė persona tė dyshuar pėr terrorizim.

Ndėrkaq, edhe gjatė orėve tė mbrėmjes, afėr liqenit janė parė dy vetura tė dyshimta.

Policia e Kosovės menjėherė ėshtė mobilizuar dhe u ėshtė vėnė pas pėr t’i ndaluar.

Kurse, prokurorja speciale Drita Hajdari qė po udhėheq me hetimet ndaj 5 tė arrestuarve nėn dyshimin pėr terrorizėm qė ishin zėnė mėngjesin e 11 korrikut nė liqenin e Badovcit, ka konfirmuar se nė kuadėr tė hetimeve tė saj ėshtė kontrolluar terreni i kėtij liqeni.

“Mirėpo pėrfundimisht forenzika do tė tregojė nėse kėto sende tė gjetura u takojnė tė dyshuarve”, ka thėnė prokurorja Hajdari.

Pesė personat qė ishin arrestuar mė 11 korrik, u ishin gjetur uniforma, maska, doreza e flamur si ai i ISIS-it.

Atyre u ėshtė caktuar masa e paraburgimit pėr 30 ditė.