Tensione nė mes Greqisė dhe Serbisė shkaku i Kosovės
Duket se vizita e ministrit tė Jashtėm grek nė Prishtinė dhe deklaratat qė ka bėrė nė konferencėn pėr shtyp me shefin e diplomacisė kosovare, Hashim Thaēin, po vazhdojnė tė
krijojnė tensione tė vazhdueshme nė mes Beogradit dhe Athinės. Edhe analisti Dusan Janjic deklaron se Greqia do ta njeh Kosovėn pėr t'ia kthyer borxhin Amerikės.
Shtypi serb ende shkruan pėr deklaratat e kryediplomatit grek Nikolas Kotzias, i cili nuk hezitoi tė tregonte miqėsi ndaj Kosovės duke premtuar edhe votėn greke pėr anėtarėsinė e Kosovės si shtet nė UNESCO dhe Interpol.
Vendimin e Greqisė, Kotzias e shpalosi nė njė konferencė pėr shtyp qė e mbajti gjatė vizitės nė Prishtinė sė bashku me homologun kosovarė, ministrin e jashtėm Hashim Thaēin.
Deklaratat e ministrit Kotzias u publikuan edhe nė faqen zyrtare tė Ministrisė sė Jashtme tė Greqisė, ndėrsa ministri i jashtėm serb Ivica Dacic ishte i pari qė reagoi duke i dėrguar notė proteste Greqisė. Deri mė tani nuk dihet nėse Greqia i ėshtė pėrgjigjur Beogradit zyrtar.
E pėrditshmja “Blic”, gazeta mė e madhe serbe qė rėndom transmeton linjėn e qeverisė, tash e disa ditė ka nisur njė fushatė tė vėrtetė kundėr kryeministrit grek Cipras.
Fillimisht “Blic” javėn e kaluar botoi njė artikull nė ballinė me titull “Cipras, tradhtove pėr Kosovėn!”, duke akuzuar kryeministrin grek qė qėndron prapa deklaratave tė diplomacisė greke.
Edhe pse ambasada greke nė Beograd ka deklaruar se “qėndrimi i Greqisė mbetet i pandryshueshėm dhe nuk e njeh Kosovėn”, “Blic” ka vazhduar kėtė vikend edhe me njė shkrim tjetėr tė titulluar “Dashuria e re nė mes tė Greqisė dhe Kosovės – Cipras kthen borxhin Amerikės nė dėm tė Serbisė”.
“Blic” raporton se “pėrkrahja qė i ka dhėnė Uashingtoni kryeministrit Aleksis Cipras nė konfliktin qė ka pasur me kancelaren Merkel ka ardhur me faturė tė menjėhershme, nė formė tė kėrkesės pėr njohje tė Kosovės”.
Gazeta beogradase qė ka shitjen mė tė madhe e citon edhe ekspertin serb Dusan Janjic duke thėnė se “porosia e qeverisė greke qė do ta pėrkrah anėtarėsinė e Kosovės nė organizata ndėrkombėtare nuk ėshtė pėr tu habitur.
Athina me vite tė tėra po bėn pazar me Kosovėn. Ata tėrė kohėn bėjnė negociata me Amerikėn prej tė cilės presin ndihmė rreth emrit tė Maqedonisė. ”Tani pasi qė SHBA ka ndihmuar Greqinė nė konfliktin e borxheve me Gjermaninė, Greqia do ta njeh Kosovėn me shpejtėsi edhe mė tė madhe”, deklaroi analisti Dusan Janjic.
Edhe analisti Branko Radun mendon se Greqia tashmė ka bėrė njė “marrėveshje me Amerikėn”, duke thėnė se Serbia s'ka se si tė pres nga Cipras, i cili ėshtė sekular dhe nuk beson nė lidhjen ortodokse dhe vėllazėrinė me serbėt. /Telegrafi/