Jabllanoviq: FAK-un nuk do ta votojmė edhe nėse na jepet Asociacioni
Lista Serbe bėnė tė ditur se nuk do ta votojė shndėrrimin e FSK nė Forca tė Armatosura tė Kosovės (FAK) as nė kėmbim tė Asociacionit tė Komunave me shumicė serbe.

Udhėheqėsi i kėsaj liste, Aleksandar Jabllanoviq, ka thėnė pėr mediat serbe se nuk ka pasur negociatat me partnerėt kryesorė politikė nė Qeverinė e Kosovės, PDK dhe LDK, pėr gjetjen e modaliteteve qė deputetėt e kėtij subjekti politik ta votojnė FAK-un.
Themelimi i FAK-ut kėrkon shumicėn e dyfishtė tė votave nė Kuvend, qė i bije se pa shumicėn e votave tė komuniteteve pakicė, forcat e armatosura nuk do tė mund tė kalojnė nė Kuvend.
Jabllanoviq ka bėrė tė ditur se kjo listė do t’i pėrcjellė instruksionet qė vijnė nga qeveria nė Beograd.
“Pohimet se ekziston njė marrėveshje se nėse formohet Asociacioni i Komunave Serbe, ne do tė pranojmė themelimin e FAK-ut, janė spekulime”, ka thėnė Jabllanoviq, transmeton lajmi.net.
Ai ka vlerėsuar se formimi i FAK-ut, paraqet njė rrezik nė sigurinė e tė gjithė Ballkanit.