Pėlcet gypi, ndotet uji i Prishtinės
Uji i pijshėm nė Prishtinė, ka rrjedhur i ndotur pėr shkak tė njė problemi nė gypat pėrēues nga fabrika e ujit nė Badovc.
Arjeta Mjeku, zėdhėnėsja e Kompanisė sė Ujėsjellėsit ka thėnė se kjo ka ndodhur pas depėrtimit tė rėrės nė gyp, gjatė kohės kur punėtorėt po mundoheshin ta rregullonin prishjen.

“Dje rreth orės 17:00 kemi pasur dėmtim tė gypit tė ēelikut, i cili vije nga Badovci nė Prishtine dhe punėtoret tanė e kanė sanuar deri nė ora 23:00”
“Problemi qėndron se gjate sanimit qė ishte punė e vėshtire ėshtė futur rėrė nga jashtė brenda me ketė rast, uji i qytetarėve tė Graēanicės, Ēaglavicės, Hajvalisė, Aktashi 1,2 dhe 3 edhe njė pjesė e lagjes Bregu i Diellit, Veterriku dhe Mati 1 kanė pasur ujė tė turbullt”, theksoi Mjeku.

Ajo ka thėnė se problemi do tė zgjidhet shpejt dhe ka siguruar qė qytetarėt tė mos e pinė ujin e ndotur deri nė pastrimin e tij.
Uji do tė kthjellohet varėsisht se sa kohė merr gypi pėr tu pastruar.

Klan Kosova ka siguruar edhe disa fotografi tė gjendjes sė ujit, tė cilat janė dėrguar nė redaksi nga shikuesit e televizionit.