SHBA dhe BE: Kosova bėri hap tė rėndėsishėm nė rrugėn Euro-Atlantike
Ambasadat-zyrat e shtetve tė BE-sė, Zyrės sė Pėrfaqėsuesit Special/Zyrės sė BE-sė dhe Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara kanė pėrshėndetur miratimin e amendamententit kushtetues dhe ligjit mbi themelimin e Dhomave tė Specializuara.

Nė njė deklaratė e pėrbashkėt thuhet se misionet e BE-sė, Pėrfaqėsuesi Special i BE-sė/ Zyra e BE-sė nė Kosovė dhe Ambasada e Shteteve tė Bashkuara nė Prishtinė mirėpresin aprovimin e amandamentitkushtetues dhe ligjit tė nevojshėm pėr themelimin e Dhomave tė Specializuara.

“Ky ishte njė hap i rėndėsishėm nė rrugėn Euro-Atlantike tė Kosovės. Me kėtė vendim, Qeveria e Kosovės dhe Kuvendi kanė demonstruar pėrkushtimin e tyre pėr sundimin e ligjit dhe pėr respektimin e marrėveshjeve ndėrkombėtare”.
“Dhomat e Specializuara janė instrument jetik pėr vendosjen e drejtėsisė lidhur me pretendimet pėr krimet e supozuara gjatė konfliktit nė Kosovė. Themelimi i tyre do tė forcoj parimin e sundimit tė ligjit nė Kosovė dhe vendet tona do tė vazhdojnė tė mbėshtesin pėrpjekjet e Kosovės nė kėtė fushė. Duke u ballafaquar me tė kaluarėn e saj dhe duke siguruar drejtėsi pėr viktimat, Kosova mund tė arrijė pajtimin dhe tė ndėrtojė tė ardhme mė tė mirė”, thuhet nė komunikatė.