Zbulohen kalendari dhe hieroglifėt mė tė vjetėr tė majave
Kalendari i shumėpėrfolur i majave ėshtė gjetur nė njė shtėpi tė lashtė nė Guatemalė dhe nuk ofron ndonjė tė dhėnė se fundi i botės ėshtė i pashmangshėm, kanė bėrė tė ditur shkencėtarėt.
Pėrkundrazi, njė dhomė e ngjyrosur nė kompleksin e banuar nė Xutlun ishte mbase vendi ku shkruesit e qytetit kishin mbajtur shėnime, duke gdhendur shkarravina llogaritjesh nėpėr mure, nė pėrpjekje pėr tė gjetur “harmoninė ndėrmjet ngjarjeve nė qiell dhe ritualeve tė shenjta”, thuhet nė studimin e revistės shkencore “Science”.

Nė momentin kur dhoma u zbulua, pjesa mė e madhe e ndėrtesės ishte nė gjendje tė keqe, por ishin tė dukshme nė mure disa qindra hieroglifė me ngjyrė tė zezė dhe tė kuqe, si dhe disa piktura murale. Sipas hipotezės sė studiuesve, dhoma mund tė ketė shėrbyer si njė lloj zyre apo njė hapėsirė pune pėr ndonjė tė ashtuquajtur “shkrues” (ekuivalent i kronikanit tė kohėve mė tė vona) pasi u vunė re llogaritje tė mbajtura me njė rregullsi tė pazakontė.

Hieroglifėt datojnė nga shekulli i nėntė, qė do tė thotė se janė me qindra vjet mė tė vjetra sesa kalendarėt e kodekseve tė majave, tė cilat ishin shkruar nėpėr libra me fletė tė rrjepura nga viti 1300 deri 1521. Disa duket tė jenė kalendarė diellorė 365-ditėsh, disa tė ciklit 584 ditėsh tė planetit Venera dhe cikli 780-ditėsh i Marsit, tha arkeologu William Saturno, nga Universiteti i Bostonit, i cili drejtoi gėrmimet dhe kėrkimet.

“Pėr tė parėn herė kemi arritur tė shihnim se ēfarė janė tė dhėnat aktuale tė ruajtura nga shkruesi, punė e tė cilit ishte tė jetė mbajtės zyrtar shėnimesh i komunitetit maja”, tha Saturno. “Majat e lashta parashikuan se bota do tė vazhdojė, se 7.000 vjet pas datės aktuale gjėrat do tė ishin pikėrisht ashtu siē janė”, shtoi ai. “Ne kėrkojmė fundin. Majat po kėrkonin njė garanci se asgjė nuk do tė ndryshojė. Ėshtė ky njė botėkuptim krejtėsisht i ndryshėm”.

Pėr mė tepėr, nuk kishte asnjė shenjė se miti i shumėpėrfolur se kalendari i majave do tė pėrfundojė mė 2012 bashkė me gjithė botėn pėrmban ndonjė gjė reale.

E gjitha qė pėrfundoi mė 2012 ishte njė prej cikleve tė kalendarit tė tyre, theksoi Anthony Aveni, profesor i astronomisė dhe antropologjisė nė Universitetin Colgate. “Ėshtė sikur matėsi i rrugės i njė veture, pra kalendari i majave po kalonte nga 120.000 nė 130.000”, tha ai. Shkrime tė tilla dhe vepra arti mbi mure ėshtė shumė e vėshtirė tė ruhen mirė, sidomos nė njė shtėpi tė varrosur vetėm njė metėr nėn sipėrfaqe. “Gjėja mė emocionuese ėshtė se ne tani shohim se majat i kishin bėrė llogaritjet e tyre, dhe nė vende tė tjera pėrveēse librave, qindra vjet pėrpara se ato tė regjistroheshin nėpėr kodekset e famshėm”, – shprehen tė entuziazmuar studiuesit.

Majat pėrbėjnė njė qytetėrim kompleks dhe shumė tė ditur, tė cilėt dominuan pjesėn mė tė madhe tė Amerikėn Qendrore. Tokat e tyre shtrihen deri nė Meksikėn Juglindore, Belize, Guatemala, El Salvador dhe Honduras. Epoka e kėsaj shoqėrie tė sofistikuar u shtri pėr mė shumė se 3.000 vjet e ndarė nė tri periudha tė veēanta: periudha para klasike, e cila ndryshonte nga vitet 2000 para Krishtit deri nė vitin 250 pas Krishtit; periudha klasike nga 250 pas Krishtit nė 900 pas Krishtit, dhe Pasklasike nga rreth 900 pas Krishtit deri nė 1500.
comments powered by Disqus