Beograd, 24 maj - Sekretari shtetėror nė Ministrinė serbe pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se formimi i Zyrės Administrative nė Mitrovicėn e Veriut ėshtė njė provokim dhe pėrpjekje pėr tė ndryshuar gjendjen nė terren nė prag tė dialogut Beograd-Prishtinė.

“Nuk do tė ketė kurrfarė reagimi tė veēantė tė Qeverisė sė Serbisė, jo nė kėtė situatė, pėrveē gjykimit dhe shpalljes sė kėtij akti si provokim flagrant qė nuk ka pėr synim qetėsimin e situatės, por, shqetėsimin e banorėve serbė dhe krijimin e njė situate nė tė cilėn janė tė mundshme incidentet”, ka thėnė Ivanoviq pėr agjencitė serbe te lajmeve.

Qeveria e Kosovės ka miratuar vendimin pėr themelimin e Zyrės Administrative nė veri tė Mitrovicės, e cila ėshtė thėnė se do tė ofrojė tė gjitha shėrbimet pėr qytetarėt e kėsaj pjese tė Republikės sė Kosovės dhe do tė koordinojė angazhimet dhe investimet qeveritare nė kėtė pjesė tė vendit. (rel)