Postuar më: 20:36 - 24/05/2012
Krasniqi: Rekomandimet nuk e obligojnė Qeverinė
Prishtinė, 24 maj - Me njė minutė heshtje, Kuvendi i Kosovės nė fillim tė seancės sė sotme plenare nderoi viktimat e aksidentit tragjik qė ndodhi ditė mė parė nė Himarė.

Ndėrkohė, kryeparlamentari Jakup Krasniqi sqaroi para ligjvėnėsve, ēėshtjen e rekomandimeve tė miratuara nė seancėn e 10 majit, lidhur me tė pagjeturit. Ai tha se kėto rekomandime nuk janė obligative pėr Qeverinė.

Rekomandimet e miratuara nė Kuvendin e Kosovės nė seancėn e 10 majit, tė cilat parashohin kushtėzimin e bisedimeve me Serbinė pėr zbardhjen e fatit tė tė pagjeturve, nuk janė obligative pėr Qeverinė.

Njė sqarim tė tillė e bėri kryeparlamentari Jakup Krasniqi nė seancėn plenare tė Kuvendit, me ē’rast tha se edhe sipas standardeve tė BE-sė edhe sipas fjalorit tė termave juridik evropian, rekomandimi ėshtė vetėm kėshillė e jo edhe njė akt obligues, raporton RTK-ja.

“Rekomandimi ėshtė akt njė palėsh i miratuar nga institucionet e BE-sė nė kuadėr tė traktatit themelues tė komunitetit evropian, i cili ka veēorinė tė mos jetė detyrues, domethėnė tė krijojė efekte juridike detyruese”, tha Krasniqi.

Ai tha se edhe nė fjalorin e gjuhės shqipe, fjala rekomandim ėshtė kėshillė, porosi ose mendim qė jepet nė mėnyrė se si duhet vepruar dhe si bėhet diēka. Krasniqi theksoi se vetėm mocioni i votėbesimit ėshtė detyrues pėr Qeverinė dhe asnjė mocion tjetėr.

“Si kryetar i Kuvendit nuk mund tė fuqizojė njė dokument qė nuk e ka fuqinė, qė nuk ia jep Kuvendi, por nuk mund as ta shfuqizojė. Dokumentet mund tė shfuqizohen nga Kuvendi, por jo nga kryetari i Kuvendit”, tha Krasniqi.

Ndėrkohė, shefi i Grupit Parlamentar tė AAK-sė, Ardian Gjini ngriti ēėshtjen e punėtorėve tė ndėrmarrjeve tė privatizuara, duke thėnė se ata nuk po e realizojnė tė drejtėn e tyre pėr 20 pėrqindshin. Ai tha se sipas informacioneve qė ka, Agjencioni i Privatizimit i derdh mjetet nė sindikata dhe kėto tė fundit nuk i derdhin nė kontot e punėtorėve.

“E ftoj Agjencinė Kosovare tė Pronės, edhe Qeverinė edhe Kuvendin, nė mėnyrė qė punėtorėt t’i realizojnė tė drejtat e tyre sa mė shpejtė qė tė jetė e mundshme”, tha Gjini.