Edhe Brukseli nuk pranon bisedime pa u implementuar marrėveshjet
Prishtinė, 25 maj - Pėr herė tė parė Bashkimi Evropian pėrkrah idenė e mosvazhdimit tė dialogut Prishtinė-Beograd
Prishtinė, 25 maj - Pėr herė tė parė Bashkimi Evropian pėrkrah idenė e mosvazhdimit tė dialogut Prishtinė-Beograd, derisa Serbia tė zbatojė marrėveshjet e arritura mė herėt.Ėshtė pikėrisht kjo pėrkrahje, qė posa ka marrė Prishtina zyrtare nga BE, ka bėrė qė tė deklarohet publikisht kryeministri Hashim Thaēi kundėr vazhdimit tė dialogut, ndonėse njė kėrkesė tė tillė ndaj tij shumė kohė mė parė e kanė shtruar partitė opozitare dhe shoqėria civile, shkruan “Zėri”.

“Bashkimi Evropian ka pėrkrahur idenė qė tė mos ketė marrėveshje tė ardhshme mes Qeverisė sė Kosovės dhe asaj tė Serbisė. Pėr tė ardhur deri te marrėveshjet e reja, Beogradi duhet t’i zbatojė marrėveshjet qė janė arritur mė herėt. Prandaj, mosvazhdimi i dialogut nuk ėshtė njė vendim direkt dhe i njėanshėm i Qeverisė sė Kosovės, por ėshtė vendim i pėrbashkėt i Kosovės dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi pėr “Zėri”, njė burim i lartė ndėrkombėtar nė BE.

Sipas tė njėjtit burim, pėrqendrimi kryesor i BE-sė tani do tė jetė qė tė shtyjė Serbinė tė zbatojė marrėveshjet e deritanishme.

“E pėr kėtė do tė diskutohet mė intensivisht me Serbinė, sapo tė formohet qeveria e re atje”, vazhdojė ai. Nga ana tjetėr, Bashkimi Evropian edhe zyrtarisht e pranon se nuk ka kuptim qė tė ketė bisedime tė tjera dhe tė arrihen tė tjera marrėveshje, derisa nuk ka zbatim tė atyre qė janė arritur mė herėt.

“Nuk ka kuptim qė tė kemi marrėveshje nėse nuk ka zbatim tė tyre. Ky ėshtė prioritet ynė por edhe kushti qė tė dyja palėt t’i ofrohen BE-sė”, tha pėr “Zėri” Maja Kocijancic, zėdhėnėse e shefes pėr Diplomaci dhe Siguri tė BE-sė, Catherine Ashton.