Berisha: Marrėdhėnie tė reja me Serbinė
Kryeministri Sali Berisha mori pjesė sot nė takimin e pėrvitshėm qė organizohet nga Grupi i Mėngjesit tė Lutjeve nė Europėn Juglindore.
Kreu i qeverisė shqiptare u shpreh se kombi shqiptar nė diversitet ėshtė model i respektit tė plotė tė diversitetit.


"Sot ne jemi njė komb qė jeton nė vende tė ndryshme. Ne jemi te bashkuar ne divesitet. Vendi im ka kėnaqėsinė te ketė marrėdhėnie miqėsore me Malin e Zi, me Kosovėn, Maqedoninė dhe natyrisht do te punojmė pėr njė fryme tė re nė marrėdhėniet tona me Serbinė, sepse te pranosh njeri tjetrin dhe tė punosh se bashku- kjo ėshtė e ardhmja" shtoi Berisha.

Berisha e vlerėsoi takimin si njė takim miqėsor, nė tė cilin njerėzit bėjnė gjithēka pėr tė rritur mirėkuptimin, duke besuar se bashkimi nė diversitet ėshtė forcė, ėshtė virtyt, ėshtė energji e pashtershme, ėshtė njė vlerė hyjnore dhe njerėzore.

“Sot ne jemi mbledhur nė moton “Bashkim ne Diversitet”. Ne kete pike une mbetem shume shqiptar. Arsyet pėr ketė qėndrim duhet gjetur ne historinė e kombit tim, njė histori mjaft e vėshtirė, por kombi mbijetoi sepse ai mbeti i bashkuar ne diversitet. Gjate historisė sonė, disa dekada me parė pati pėrpjekje pėrēarėse ne baza fetare, por kombi mbeti i bashkuar. Me vone njė pjese e madhe e shqiptareve te krishtere u kthyen ne myslimane. Historia mund tė flasė”- tha ai.