Arbri fitues ne Big Brother
Arbri ėshtė fituesi i edicionit tė pestė tė 'Big Brother Albania'. Djali nga Kosova mori mė shumė vota nga publiku,nė njė mbrėmje plot emocione dhe spektakėl."Jemi te dy fitues!", ishin fjalėt e para tė Arbrit, pas fitores.
Mbrėmja finale nisi me pėrmbledhjen e rrugėtimit nė 'Big Brother' tė Arbrit dhe Franēeskės. Momentet pikante tė qėndrimit tė tyre nė shtėpi...njohjet, grindjet, debatet, reflektimet dhe shumė ndjesi tė tjera tė tyre u paraqitėn nė kėto pėrmbledhje, tė cilat si Abri ashtu edhe Franēeska i pėlqyen shumė.

Surpriza e parė e mbrėmjes ishte rezervuar pėr Franēeskėn. Nė njė pasarelė gjigante, tė ngritur nė ambientet e shtėpisė sė Big Brother, ku Franēeska ishte spektaktorja e vetme, u zhvillua njė sfilatė e disa vajzave tė veshura nė tė bardha.E fundit ndėr to ishte motra e Franēeskės. Fustani qė mbante veshur motra e Franēeskės, do tė jetė pikėrisht veshja e vajzės nga Vlora nė sfilatėn qė 'Geraldina Sposa' do tė organizojė nė shtator."Jam shumė e lumtur qė kam qenė pjesė e 'Big Brother'. Jeta kėtu mė ka bėrė tė mėsoj shumė", ishin disa prej fjalėve tė Gentės, pasi pa edhe ajo pėrmbledhjen e momenteve mė tė bukura dhe tė hidhura tė kaluara nė shtėpi.Pas kėtij momenti ishin filmimet e rrugėtimit tė Liamit nė shtėpi, i cili u shpreh krenar pėr atė ēka kishte dhėnė nė shtėpi dhe pėr faktin qė kishte arritur deri kėtu. Ndėrsa Ermali, konkurrenti i cili nuk ka qenė asnjėherė i nominuar, u shpreh i kėnaqur pėr cfarė kishte kaluar dhe pėr sjelljen e tij brenda shtėpisė. Ishte pikėrisht Ermali, personazhi i dytė tė cilit iu rezervua surpriza e radhės.Nė disa kuti tė vendosura nė oborr, ishin futur disa objekte qė Ermali kishte pėrdorur gjatė jetės sė tij, dhe qė tregonin shumė rreth tė kaluarės sė djalit nga Memaliaj.Nė njėrėn prej kutive ishin futur tre prej shokėve tė fėmijėrisė sė Ermalit, gjė qė e emocionoi shumė atė. Mė pas ishte radha e Liamit tė shihte surprizėn qė Vėllai i Madh i kishte pėrgatitur. Ishte pikėrisht e dashura e tij gjermane, Evelina, e cila "mbėrriti" nga Gjermania e futur direkt nė ambientet e shtėpisė sė 'Big Brother' me njė makinė, e veshur me fustan tė bardhė. Kjo e papritur e ka emocionuar pa masė Liamin, i cili mė pas i ka propozuar pėr martesė Evelinės, duke i dhuruar edhe njė unazė.

Genta mori si surprizė nė mbrėmjen finale njė kėngė qė vėllai i saj Eltoni ia kushtonte, si dhe njė takim me tė nė ambientet e shtėpisė.Eltoni e siguroi Gentėn, se ai dhe e gjithė familja e kishin mbėshtetur nė ēdo moment dhe do tė vazhdonin ta bėnin kėtė edhe pas pėrfundimit tė reality show-t.
Kurse Arbri, i cili paraprakisht kishte treguar nė dhomėn e rrėfimit, se nėna e tij nė jetėn e pėrditshme e telefononte shumė shpesh, u pėrball me telefonata tė njėpasnjėshme nga nėna e tij, qė "ndodhej" nė Prishtinė. Vetėm pas disa minutash bashkėbisedimi telefonik, Vėllai i Madh realizoi takimin e Arbrit me tė ėmėn, takim qė ishte emocionues jo vetėm pėr ta, por edhe pėr shikuesit.

Pas disa momenteve tė kėndshme, erdhi edhe radha e eliminimeve. Banori qė kishte marrė mė pak vota nga publiku dhe qė la i pari shtėpinė e 'Big Brother' ishte Ermali.Menjėherė pas Ermalit, doli edhe e dashura e tij Franēeska, duke qenė banorja e dytė mė pak e votuar nga pesė finalistėt.

Arbana mė pas hapi njė tjetėr televotim pėr tre banorėt e mbetur, Genta, Arbėr dhe Liam. Votat qė morėn nė minutat e fundit, iu shtuan atyre dhėnė nga publiku gjatė gjithė kėsaj jave.Publiku vendosi qė Genta, banorja e cila hyri e para nė shtėpinė e 'Big Brothe'r nė edicionin e pestė tė kėtij show, ishte banorja e radhės e eliminuar.

Fill pas kėsaj Arbana njoftoi pėr televotimin e fundit, pėrballjen vendimtare mes Arbrit dhe Liamit. e si perfundim ishte Arbri ai qe mori edhe fitoren e merituar te kesaj loje qe terhoqi vemendjen maksimale te publikut ne keto tre muaj. Emocione, spektakėl, humor, lot dhe kujtime shoqėruan kėtė mbrėmje tė madhe tė 'Big Brother', qė mbylli siparin nė orėt e para tė sė dielės, duke shėnuar njė tjetėr sukses gjigant tė Top Channel.
comments powered by Disqus