Nxiten komentet antikombėtare
“A nuk ka shqiptarė plot, qė “The voice of Albania” e fiton Kosova, nė Eurosong na pėrfaqėson Kosova, Big Brother fitohet nga Kosova.
Qfarė race paskan qenė edhe kėta”, ėshtė komenti i njė vajzeje shqiptare nė rrjetet sociale, i cili deri tani ėshtė kritikuar tej mase dhe ka marrė mbi 500 replika, nė favor e kundėr saj

Nė gjysmėfinalen e parė tė 22 majit, pas kalkulimeve tė cilat bėhen publike vetėm pas natės finale, kėngėtarja kosovare qė pėrfaqėsoi Shqipėrinė nė Eurosongun e kėtij viti kishte dalė e dyta, me vetėm gjashtė pikė mė pak se babushkat ruse, tė cilat kishin marrė primatin me 152 pikė.

Por, Rona nuk do tė ikte shumė larg as nė natėn finale tė sė shtunės mbrėma, kur la pas 21 kėngė tjera dhe u radhit e pesta nė renditjen finale, nė diēka qė mund ta quajmė rastėsi; si nė gjysmėfinale ashtu edhe nė finale ajo mori ekzaktėsisht nga 146 pikė, ndėrsa vetėm pėr katėr tė tilla e vuajti vendin e katėrt nė finale, tė cilin ia mori shteti nikoqir i Azerbajxhanit.

Por, edhe pse Rona ia solli shtetit shqiptar pozitėn mė tė mirė ndonjėherė nė 9 vjet pjesėmarrje shqiptare nė Eurosong, duket se ky fakt prapė nuk e kėnaq egon shqiptare duke ndarė edhe njėherė Shqipėrinė nė dysh, nė ata qė vlerėsojnė zėrin e mahnitshėm tė Aretha Franklinit tė Evropės, dhe nė ata qė pėr njė arsye apo tjetrėn urrejnė faktin se Rona vjen nga Kosova, dhe se artistėt kosovarė kanė okupuar, sipas tyre, hapėsirėn shqiptare.

“A nuk ka shqiptarė plot, qė “The voice of Albania” e fiton Kosova, nė Eurosong na pėrfaqėson Kosova, Big Brother fitohet nga Kosova... ēfarė race paskan qenė edhe kėta”, ėshtė komenti i njė vajzeje shqiptare nė rrjetet sociale, i cili deri tani ėshtė kritikuar tej mase dhe ka marrė mbi 500 replika, nė favor e kundėr saj.
Dikujt tjetėr i ka shijuar tej mase fakti qė Rona ka thyer edhe rekordin e deritanishėm tė Anjeza Shahinit, vendin e shtatė nė finalen e Eurosongut 2004.
“Tė jesh nė pesėshen e Eurovizionit ėshtė arritje e madhe dhe kėtė mund ta bėjnė vetėm artistė si Rona, artistė unikė e origjinalė. Faleminderit nga zemra qė na emocionuat e na kėnaqėt zemrat neve shqiptarėve nė kėto kohėra tė vėshtira. Duhet tė mėsojmė ta duam mė shumė veten e jo tė na bėjė Evropa t’i kuptojmė vlerat e njė kėnge tė tillė. Faleminderit Ronės e Florentit”, thotė kėngėtarja Rosela Gjylbegu.

“Ajo vetėm bėrtet, dhe gjyshet ruse ishin mė tė mira se ajo. Jam ēuditur qė ajo bile hyri edhe nė finale, por qė vendi i pestė mė duket absurditet” shkruan njė komentues tjetėr shqiptar nė rrjetin “Facebook”, derisa vendlindja e tij e paraqitur virtualisht ėshtė Vlora.

Tenori Luan Durmishi mendon se Rona kėtė vit e ka thyer maratonėn e dėshtimeve tė kėngėve shqiptare nė festivalin evropian tė kėngės.
“Kėtė vit realisht Shqipėria u prezantua tėrėsisht me njė produkt kosovar dhe Rona, si njė vokal me diapazon tepėr tė gjerė, mbrėmė na bėri tė ndihemi mė tepėr se krenarė. Pos suksesit tė Anjeza Shahinit nė pjesėmarrjen e parė tė Shqipėrisė, kjo e fundit praktikisht ēdo vit ka qenė e dėshtuar, dhe Rona ia ktheu njė sukses”, pohon Durmishi, sipas tė cilit, fitoret e tilla nuk duhet asnjėherė tė promovojnė komente dhe vlera antikosovare, antishqiptare dhe pėrgjithėsisht antikombėtare.

Kjo nuk ka qenė e tėra nė disa orė pasi Rona Nishliu u kurorėzua me vendin e pestė, ndėrsa kosovari Arbėr Zeka mori ēmimin e madh tė “Big Brother Albania 5”. Pėr tė dytin, ka pasur zėra pėr manipulim votash dhe jo meritė pėr marrjen e ēmimit tė parė. Edhe vetė konkurrenti shqiptar qė mori vendin e dytė, Liam, deklaroi se Kosova ėshtė shumė e madhe nė krahasim me Shqipėrinė, dhe ndoshta edhe pa meritė por kėto vota ia sollėn vendin e parė Zekės.
“Mė banale se kjo nuk ka ku shkon. Kosovari tė hyn nė territor dhe nuk tė lė rrugė pėr asgjė, madje t’i merr edhe paratė”, shkruante dikush tjetėr nė rrjetet sociale, pėrkrahur e kundėrshtuar nga miliona tė tillė.
<
comments powered by Disqus