Ushqimi i pasur me fibra mė i shėndetshmi
Shkencėtarėt nga Universiteti nė Boston kanė pėrcjellė rreth 630 persona nė periudhėn prej 15 vitesh, ndėrsa shėndetin e zgavrės sė tyre tė gojės e kanė kontrolluar ēdo tre vjet.
Para ēdo kontrolli, tė anketuarit kanė plotėsuar njė pyetėsor me detajet pėr konsumimin e ushqimeve tė pasura me fibra – tė atyre qė pėrmbajnė mė shumė se 2,5 gramė fibra pėr porcion (banane, mollė, portokaj, boronica, brokoli, lakėr, patate, spinaq, kikirik, qull tėrshėre). Efekti mė i rėndėsishėm pozitiv i fibrave ėshtė vėnė re te tė anketuarit mė tė vjetėr se 65 vjeē.

Ėshtė dėshmuar qė ēdo shujtė shtesė e pasur me fibra mesatarisht mund tė zvogėlojė rrezikun tonė nga humbja e dhėmbėve pėr 30 pėr qind.

Bananet, mollėt dhe kumbullat e thata

Megjithatė, dobitė e fibrave pėr dhėmbė dhe mishin e dhėmbėve nuk janė konfirmuar te tė anketuarit e rinj. Kur pėr sė afėrmi kanė analizuar ushqimet, tė cilat i kanė konsumuar tė anketuarit, kanė pėrfunduar qė nė mėnyrė mbrojtėse veprojnė bananet, mollėt dhe kumbullat e thata.

Ekspertėt nuk janė tėrėsisht tė sigurt se sa fibra saktėsisht reduktojnė rrezikun nga sėmundja e mishit tė dhėmbėve, veēanėrisht tė pemėve, por kanė ofruar disa mundėsi: ushqimet e pasura me fibra kėrkojnė shumė mė shumė pėrtypje se ushqimi tjetėr, ēka mund tė rrisė krijimin e pėshtymės dhe kėshtu tė largojė bakteret e dėmshme nga goja.

Po ashtu, fibrat e mbajnė sheqerin nė kontrolle dhe ulin tensionin, ndėrsa sheqeri i ngritur dhe tensioni i lartė janė faktorė tė rrezikut pėr sėmundjet e mishit tė dhėmbėve.
comments powered by Disqus