Hapet panairi ndėrkombėtar “Prishtina 2012”
Rreth 120 kompani tė ndryshme nga vendi dhe rajoni, po marrin pjesė nė Panairin e Pėrgjithshėm Ndėrkombėtar “Prishtina 2012”, i cili po organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovės.

Safet Gėrxhaliu, kryetar i Odės Ekonomike tė Kosovės (OEK), nė hapje tė panairit, ka thėnė se ky ėshtė panairi mė i madh i cili ėshtė mbajtur nė Kosovė qė nga viti 1999. Ai po ashtu, ka pohuar se ėshtė momenti kur Kosova duhet tė kontribuojė nė imazhin e vet dhe krijimin e urave tė reja tė bashkėpunimit me vendet tjera nė fushėn e ekonomisė.

“Mjafton tė thuhet se janė afro 120 kompani, 60 vendore dhe 60 ndėrkombėtare. Ėshtė moment kur Kosova, duhet t’i promovojė vlerat. Ėshtė moment kur Kosova duhet tė kontribuojė nė pėrmirėsimin e imazhit tė vet dhe OEK e merr kėtė panair si njė vepėr, qė do tė ndihmojė nė rėnd tė parė pėr tė pėrmirėsuar imazhin. Nė rend tė dytė, qė pėrmes kontakteve tė dialogimit, tė krijohen ura tė reja tė bashkėpunimi dhe e tėrė kjo, do tė hap perspektivė pėr Kosovėn dhe komunitetin e biznesit, drejtė njė ardhmėrie mė tė mirė”, ka thėnė Gėrxhaliu.

Ai po ashtu ka pohuar se prioritet i institucioneve tona duhet tė jetė zhvillimi ekonomik, pasi qė ardhmėria e Kosovės, mbėshtetet nė zhvillimin ekonomik. Sipas tij, komuniteti i biznesit, kėrkon politika fiskale tė cilat janė nė funksion tė zhvillimit ekonomik dhe mirėqenies mė tė mirė si dhe ndryshim tė njė disbalanci nė mes tė importit dhe eksportit qė tani pėr tani ka Kosova.

Edhe Blerand Stavileci, ministėr i Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural ka thėnė se panairet janė njė prej elementeve kryesore nė komponentėn e marketingut dhe promocionit tė produkteve. Sipas tij, panairet janė njė mundėsi e mirė qė konsumatorėt tė jenė afėr prodhuesve dhe prodhuesit t’i joshin konsumatorėt me ofertat e tyre, me produktet e tyre.

“Njė diēka qė duhet theksuar, se ndoshta po e vėrejmė tė gjithė, nga viti nė vit kemi panaire qė po organizohen mė mirė dhe interesimi i qytetarėve, pėr tė qenė pjesė e tyre ėshtė mė i madh dhe bizneset janė mė prezentė, po i kushtojnė rėndėsi. Shihet kjo nė tė gjitha aspektet e promocionit. Andaj besoj qė megjithėse njė pjesė nuk ėshtė i tėri pėr produktet bujqėsore, ka edhe biznese tjera dhe unė shfrytėzoj rastin ta pėrēoj mesazhin nga kėtu, qė tė gjitha agrobizneset t’i shfrytėzojnė kėto mundėsi, si njė rast shumė tė mirė, pėr t’i bėrė konsumatorėt kosovarė, tė varur pėr produktet e tyre pėr shkak tė cilėsisė qė ato kanė”, ka thėnė ai.

Ndėrsa Mimoza Kusari, zėvendės kryeministre dhe ministre e Tregtisė dhe Industrisė ka thėnė se Qeveria ėshtė e vetėdijshme qė vetėm me njė prodhim tė qėndrueshėm, mund tė krijojnė njė zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik dhe rritje tė vendeve tė reja tė punės. Ajo ka pohuar se Kosova ka shėnuar njė rritje ekonomike dhe ėshtė e rėndėsishme qė kjo rritje tė vazhdojė. Megjithatė, sipas saj, kjo nuk ėshtė e mjaftueshme pėr t’u ballafaquar me sfidėn e papunėsisė dhe varfėrisė, andaj qeveria do tė vazhdojė tė jetė aktive nė legjislacion dhe nė heqjen e barrierave, nė mėnyrė, qė t’i mundėsohet sektorit privat njė zhvillim mė tė hovshėm.

“Nė kėtė panair mund tė shohim se pėr herė tė parė ka njė barazi mes produkteve vendore dhe atyre ndėrkombėtare. Ka pasur edhe njė pėrmirėsim tė kualitetit tė produkteve kosovare. Gati se nuk mund tė dallohen se janė produkte qė kanė ndonjė dallim prej vendit tė origjinės. Prandaj ne jemi tė kėnaqur qė nė vazhdimėsi stimulimi dhe fokusi tek prodhuesit, po jep rezultatet e veta. Qeveria e Kosovės ėshtė e vetėdijshme qė vetėm me njė prodhim tė qėndrueshėm, mund tė krijojmė njė zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik, rritje tė vendeve tė reja tė punės”, ka thėnė Kusari.

Nė panair kishte tė pranishme dhe kompania nga Shqipėria dhe njėra ndėr to ishte edhe kompania “Aluflor”, kompani kjo e rėndėsishme nė fushėn e ndėrtimit dhe partnere me tri kompani tė rėndėsishme nė botė, nė prodhimin e fasadave tė xhamit dhe aluminit.

Florenta Gjika, pėrfaqėsuese e kėsaj kompanie ka thėnė se produktet e kompanisė “Aluflor”, janė tė njė teknologjie shumė tė avancuar, e cila aplikohet tashmė nė Shqipėri. Megjithatė, ajo kėtė panair e sheh edhe si njė mundėsi tė mirė bashkėpunimi mes dy vendeve Kosovės dhe Shqipėrisė.

“Ky panair ėshtė njė urė bashkėpunimi shumė e rėndėsishme, ndėrmjet dy tregjeve tona, i cili mundėson unifikimin e kompanive dhe tregjeve tona tė Kosovės dhe Shqipėrisė. E shikojmė si njė mundėsi tė mirė bashkėpunimi, meqenėse Kosova po investon shumė. Ndėrtimet nė Kosovė duket qė po rritėn. Produkti ėshtė i nevojshėm dhe i domosdoshėm, pėr kėtė cilėsi ndėrtimi qė po shikojmė qė po zhvillohet nė Kosovė“, ka thėnė ajo.
comments powered by Disqus