134-vjetori i Lidhjes sė Prizrenit, Berisha: Faleminderit Kosovė
(I plotėsuar) - Lidhja e Prizrenit shėnon sot 134-vjetorin e krijimit tė saj. Festimet pėr kėtė rast janė zhvilluar nė ndėrtesėn ku dhe u mbajt Lidhja e Prizrenit, 134 vite mė parė marrin pjesė dy kryeministra, Sali Berisha dhe Hashim Thaēi.
(I plotėsuar) - Lidhja e Prizrenit shėnon sot 134-vjetorin e krijimit tė saj. Festimet pėr kėtė rast janė zhvilluar nė ndėrtesėn ku dhe u mbajt Lidhja e Prizrenit, 134 vite mė parė marrin pjesė dy kryeministra, Sali Berisha dhe Hashim Thaēi, kryeparlamentari i Kosovės Jakup Krasniqi, zv. kryeministri i parė Behxhet Pacolli si dhe kreu i PDI-sė nė Maqedoni Ali Ahmeti.
Festimet nė kujtim tė 134- vjetorit tė “Lidhjes sė Prizrenit” ka nisur me ekzekutimin e himnit tonė kombėtar dhe atij shtetėrorė tė Kosovės. Nė fjalėn e tij, kryeministri Berisha theksoi se Lidhja ėshtė ngjarja nė tė cilėn shqiptarėt qė jetonin dhe shtriheshin nė territoret mė tė gjėra tė Ballkanit, qė kishin qenė tė sulmuar do tė mblidheshin nė kėtė tempull me sloganin “Njė komb njė qėndrim.”

“Ēdo shqiptarė ka vetėm njė fjalė, faleminderit Kosovė, faleminderit Prizren, se Lidhja e Prizrenit ishte kryengjarja qė do tu printe pėrpjekjeve shqiptare pėr liri dhe dinjitet. Faleminderit Kosovė, se nė Kosovė u organizua Lidhja e Pejės, se kėtu lindi Ushtria Ēlirimtare. Kėtu u organizua kryengritjet e mėdha gjigante qė solli pavarėsinė e Shqipėrisė. Faleminderit Kosovė qė nuk u pėrkule kurrė dhe qėndrove nė njė rezistencė qė solli Pavarėsinė. Faleminderit Kosovė se nxore burra tė mėdhenj, si Sulejman Vokshi, Mic Sokoli, luftėtarė tė mėdhenj, etj. Faleminderit Kosovė se nxore burra mendjendritur si Ibrahim Rugova, i cili organizoi rezistencėn paqėsore mė tė shkėlqyer qė Europa ka njohur. Faleminderit Kosovė se djemtė dhe vajzat e tua vaditėn me jetėn, rininė dhe gjakun e tyre lirinė mbi tė cilėn qėndrojmė ne sot tė lirė" theksoi Berisha.

Sipas kryeministrit, nė kuadrin e 100 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, Lidhja e Prizrentit pėrbėn mrekullinė ndoshta mė tė madhe shqiptare tė tė gjitha kohėrave. “Lidhja e Prizrenit shėnon ngjarjen mė kulmore pas luftrave tė Skenderbeut nė historinė e kombit tonė. Shqiptarėt qė kishin qėnė objekt sulmesh, barbarish, do tė blidheshin nė kėtė tempull dhe do tė zgjonin idealin e bashkimit kombėtar. Kohėrat nė tė cilėn udhėheqėsit e tė gjitha trevave u mblodhėn nė kėtė tempull, ishin orėt mė tė vėshtira tė kombit shqiptar pasi Europa ndodhej nė orėt e padretėsive tė saj pasi po vendoste eleminimin e shqiptarėve si opsion politik, coptėimin e kombit” theksoi Berisha.
Kryeministri pėrsėriti edhe njėherė ftesėn e tij pėr fqinjėt qė tė ēlirohen nga paragjykimet pėr shqiptarėt, duke i ftuar ata qė sė bashku tė ndėrtojmė njė tė ardhme europiane. “I ftoj fqinjėt tanė tė ēlirohen nga paragjykimet pėr shqiptarėt. Tė pėrpiqmi tė ndėrtojmė atė tė ardhme tė cilėn kėrkojnė popujt tanė, tė ardhem europiane si tė ardhmen mė e shkėlqyer e tė gjithė banorėve tė Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Serbisė nė gadishullin tonė” shtoi Berisha.

Nė fjalėn e tij, kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi tha se Lidhja e Prizrenit me pėrfaqėsuesit e tė gjitha viseve shqiptare ėshtė organizata mė e rėndėsishme politike e asaj periudhe. Ai vlerėsoi se rilindėsit shqiptarė me idealizėm tė rrallė vunė themelet e ndėrgjegjes kombėtare.

Kryeministri i vendit, mė tej tha se Kosova me gjithė fatin tragjik, e mbetur jashtė shtetit shqiptarė, vazhdoi me idealizėm pėrpjekjet pėr ēlirim.

Thaēi theksoi se pavarėsia e Kosovės nė shek. XXI e korrigjoi padrejtėsinė historike ndaj shqiptarėve. “Pavarėsia e Kosovės i dha kuptim edhe Lidhjes sė Prizrenit, Pavarėsisė sė Shqipėrisė, e forcoi kombin shqiptarė”, tha Thaēi, duke shtuar se shqiptarėt asnjėherė nuk kanė pasur pozicion mė tė mirė dhe janė faktor vendimtar nė rajon.

Mė 10 qershor shėnohet njė nga datat mė tė rėndėsishme tė historisė shqiptare kombėtare, mbajtja e kuvendit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Mė 10 qershor 1878, mbi 300 pėrfaqėsues nga gati tė gjitha viset shqiptare, nė Prizrenin historik, artikuluan kėrkesat legjitime pėr pavarėsi tė shqiptarėve nė tė gjitha trojet e tyre etnike.

Kjo lidhje, paraqet bashkimin mė tė rėndėsishėm tė shqiptarėve qė nga koha e Skėnderbeut, meqė tė gjithė shqiptarėt u bėnė bashkė nė kėrkesat e tyre kombėtare. Kjo lidhje, i parapriu edhe aktit tė ardhshėm madhor, shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė nga Perandoria Osmane, mė 28 nėntor 1912.

Akademi me rastin e 134 Vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit

Nė Prizren ėshtė mbajtur Akademi solemne me rastin e 134 vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, nė tė cilėn morėn pjesė zyrtarėt mė tė lartė tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e para organizatė politike mbarėshqiptare, mbush sot (10 qershor), 134 vjet nga formimi i saj (1878).

Lidhja e Prizrenit njihet si datė me rėndėsi te shqiptarėt, por kėtė vit duket tė ketė njė mobilizim mė tė madh pėr manifestime se sa viteve tė tjera, pėr shkak tė 100 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Me ketė rast janė paraparė aktivitete tė shumta pėr sot nė Prizren, ku do tė marrin pjesė zyrtarė tė lartė tė Shqipėrisė dhe Kosovės.

Nga kėndvėshtrimi historik, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881) zyrtarisht filloi me tubimin e 300 pėrfaqėsuesve tė tė gjitha krahinave shqiptare nė Kuvendin Shqiptar tė mbajtur nė Prizren mė 10 qershor 1878.
comments powered by Disqus