Autostrada Prishtinė-Shkup, prioritet madhor
Qeveria e Kosovės po kėmbėngul nė realizimin e autostradės Prishtinė-Shkup. Ministri i Financave, Bedri Hamza, deklaroi se realizimi i kėtij projekti mbarėshqiptar ėshtė prioritet pėr Qeverinė e Kosovės.
"Qėllimi i FMN-sė nuk ėshtė tė pengojė prioritetet e Qeverisė sė Kosovės. Kemi biseduar pėr nivelin e investimeve kapitale, duke pėrfshirė edhe strukturėn edhe shpenzimet tjera operative, e njė prej projekteve ėshtė edhe ai i autostradės Prishtinė-Shkup", ka thėnė Hamza, citon INA.

Sipas tij tanimė ka nisur pėrgatitja e procedurave pėr kėtė projekt. "Ne do ta vendosim kėtė projekt brenda kornizės buxhetore, kornizės afatmesme tė shpenzimeve nė njė kuadėr tė qėndrueshėm fiskal",deklaroi ministri i Financave, Bedri Hamza.