Zyra administrative nė Mitrovicė hapet brenda muajit
Prishtinė, 12 qershor - Zyra administrative nė veri tė Mitrovicės do tė hapet deri nė fund tė kėtij muaji, ka thėnė zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi.


Kjo zyrė, ėshtė menduar se do tė jetė hapi i parė drejt formimit tė komunės sė re tė Mitrovicės sė veriut mbi bazat e Planit tė Ahtisarit. Pėr shkak tė rrethanave dhe situatės sė sigurisė nė atė pjesė, ku serbėt lokalė nuk pranojnė autoritetet e shtetit tė Kosovės, qeveria dhe faktori ndėrkombėtar parashohin tė ndėrmarrin edhe masa tė shtuara sigurie.

Kuēi ka thėnė se ka garanci tė plota se punėtorėt e kėsaj zyre administrative do tė kenė siguri maksimale. “Kemi garanca tė plota nga Policia e Kosovės, EULEX-i dhe KFOR-i qė do ta ruajnė atė zyre”, ka thėnė Kuēi.

Sipas tij, numri i tė interesuarėve pėr t’u punėsuar nė kėtė zyre ėshtė shumė mė i madh se sa qė kishte pritur qeveria. Pas pėrmbylljes sė procedurave tė konkursit dhe pėrzgjedhjes sė stafit, Kuēi ka deklaruar se tani po bėhen pėrpjekje, qė brenda kėtij muaji, kjo zyre tė funksionalizohet.