BE nis “unifikimin” bankar nė 2013
Njė mekanizėm unik qė do tė mbikėqyrė njėkohėsisht bankat nė tė gjitha 27 vendet anėtare tė Bashkimit Europian mund tė jetė gati duke nisur qė nga viti 2013, informoi tė martėn Komisioni Europian.


Njė ligj i ri kontradiktor, pėr formimin e njė fondi rezervė pėr bankat dhe institucionet financiare nėpėrmjet njė takse tė re pėr qytetarėt gjithashtu ėshtė planifikuar tė zbatohet duke nisur nga viti i ardhshėm.

Propozimi i BE-sė parashikon formimin e depozitave tė mjaftueshme pėr tė mbrojtur kursimet nė rastin e njė kolapsi.

Megjithatė, projekti nuk ka gjetur njė mbėshtetje unanime, pasi Britania e Madhe ka bėrė tė qartė se nuk do tė firmosė kėtė marrėveshje, duke argumentuar se ajo duhet tė zbatohet vetėm pėr vendet anėtare tė BE-sė.

Projektet pėr ligjin e ri dhe mekanizmin mbrojtės pėr bankat pritet tė diskutohen dhe tė miratohen nė mbledhjen e Kėshillit tė Europės, nė datat 28 dhe 29 qershor, nė Bruksel.

Nė njė deklaratė tė mėparshme, presidenti i KE-sė, Jose Manuel Barroso, ėshtė shprehur se ėshtė e domosdoshme qė projekti tė vihet nė zbatim sa mė herėt, pasi ai ėshtė thelbėsor pėr tė “forcuar themelet e euros”.
comments powered by Disqus