Postuar më: 10:22 - 16/06/2012
KFOR-i mbyll kalimin ilegal tė kufirit nė afėrsi tė Bėnjakut
Mitrovicė, 16 qershor - Sot nė mėngjes, KFOR-i ka filluar njė operacion pėr tė mbyllur fizikisht vendkalimet e paautorizuara nė afėrsi tė Bėrnjakut.
“Ky operacion ėshtė duke u kryer, nė mėnyrė qė tė kontribuojė pėr njė ambient tė qetė dhe tė sigurt, duke parandaluar lėvizjet e paautorizuara pėrgjatė vijės kufitare”, thuhet nė komunikatėn e KFOR-it.

Qė nga ora 05:30 e mėngjesit, KFOR-i ka vendosur disa pika kontrolli tė automjeteve dhe ka bėrė kordonin e disa zonave pėr shkaqe sigurie.“Ky aktivitet bėhet nė mbėshtetje tė operacioneve qė kanė tė bėjnė me mbylljen fizike tė pikave tė paautorizuara kufitare”, vijon komunikata.

Pas pėrfundimit tė operacionit, KFOR-i njofton se pikat e kontrollit tė automjeteve do tė largohen dhe kordonet pėrreth zonave tė siguruara do tė hiqen.

Nė vazhdėn e kėtij operacioni nuk ėshtė raportuar asnjė incident.Ky vendkalim i paautorizuar sė shpejti do tė jetė i pakalueshėm pėr shkak tė barrierės fizike tė vendosur nga KFOR-i, thuhet nė komunikatė ku potencohet po ashtu se operacioni ėshtė nė pajtueshmėri tė plotė me kornizėn e misionit paqeruajtės tė NATO-s.