Policia ishte sulmuar nė Kodrėn e Trimave
Pėrplasja e bandave dhe aksioni i Policisė pėr ti ndalur ata nė Kodrėn Trimave nė Prishtinė kishin nė paraskenėn tė shumė-kėrkuarin e Policisė, Enver Sekiraqa.


Njė dėshmitar ka pohuar pėr Indeksonline se anėtarė tė grupit tė Sekiraqės kanė shtėnė mbi Policinė. Deri te ky veprim i tyre kundėr forcave tė rendit ka ardhur pasi qė ata po dyshonin se aksioni policor ishte organizuar enkas pėr tė arrestuar Enever Sekiraqėn.

Pas sulmit qė kishte bėrė grupi i Sekiraqės mbi Policinė, kjo e fundit ėshtė tėrhequr pėr t’ia lėnė vendin njėsive speciale-ROSU, bėjnė tė ditur dėshmitar pėr Indeksonline.

Ndryshe, tė enjten nė lagjen Kodra e Trimave nė kryeqytet pati ndodhur plagosja e njė kalimtari. Policia e Kosovės pat bėrė tė ditur se dy grupe janė gjuajtur mes vete dhe me kėtė rast ėshtė plagosur njė kalimtari i rastit, I.G. (1947).

Po ashtu u bė e ditur se ėshtė arrestuar H.J. dhe policia ėshtė nė kėrkim tė personave tė tjerė. Indeksonline kishte raportuar se njėri prej tė pėrfshirėve nė kėtė pėrleshje ėshtė Naser Sekiraqa, vėllai i Enver Sekiraqės.