RREZOHET NJE AUTOBUS NE KRRABE
Bie nė greminė njė autobus me pasagjerė nė Qafėn e Krrabės, nė vendin e quajtur "Qershitė", nė aksin Tiranė-Elbasan. Ministri i Shėndetėsisė Petrit Vasili deklaroi se 9 persona janė plagosur nga aksidenti qė ndodhi pasditen e sė shtunės, ndėrsa njė prej tyre ėshtė mė rėndė.


Ngjarja ndodhi rreth orės 16:50, kur autobusi me targa LB 31 56 A doli nga rruga duke pėrfunduar nė greminėn e thelle rreth 30-35 metra. Sic ben me dije kryetari i Aleances Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu pasagjeret e autobusit te aksidentuar jane delegate te Librazhdit, te cilet moren pjese te shtunen ne Kongresin e kesaj force policie.

Mėsohet se forca policie kanė shkuar nė vendin e ngjarjes dhe kane shoqeruar shoferin e autobusit Mit'hat
Aksidente rrugore
Aksident nė Tiranė-Rinas, njė viktimė
Fushė Krujė, aksident nga shpejtėsia
Vlorė, makina pėrplas furgonin me fėmijė
Biēaku. Autoambulancat, nderkohe kane kryer transportin e te plagosurve ne Spitalin e Elbasanit.

Ende nuk dihen shkaqet e ketij aksidenti te rende, ndersa kane nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave.

Vetem pak jave me pare, nje tragjedi u regjistrua ne Himare, kur nje autobus me studente te Universitetit te Elbasanit ra ne gremine, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave, 11 vajzave te reja, shoferit dhe nje djali, qe ishte i fejuari i nje prej vajzave qe udhetonin ne autobus.