Fatmir Limaj shpallet “Qytetar nderi” i Vlorės
Nė mbledhjen e radhės sė Kėshillit tė Bashkisė sė Vlorės, mes shtatė projektvendimeve, ka qenė dhe njė propozim i kreut tė bashkisė, Shpėtim Gjikės, pėr tė shpallur Fatmir Limaj “Qytetar Nderi” tė kėtij qyteti.



Propozimi i Gjikės i bėrė me 12 qershor, parashikon dhėnien e titullit luftėtarit tė Kosovės pėr kontributin e tij nė ēlirimin e Kosovės, shkruan shekulli.

“Motivacioni qė shoqėron propozimin tim ėshtė: Si figurė – simbol i pėrpjekjeve tė popullit tė Kosovės pėr pavarėsi, simbol i heroizmit, shpirtit tė lirė, demokratik e intelektual tė popullit kosovar dhe njė faktor i rėndėsishėm nė zhvillimet politike e diplomatike pėr finalizimin e statusit tė Kosovės me shpalljen e Pavarėsisė dhe njohjen ndėrkombėtare tė saj”, tha Gjika.

12 Qershori i vitit 1999 njihet nė historinė bashkėkohore si Dita e Lirisė sė Kosovės, ose Dita e Paqes, e lidhur me hyrjen e trupave tė NATO-s qė i dhanė fund luftės sė viteve 1998 -1999, dhe tashmė kjo ngjarje kujtohet edhe nga shqiptarėt e Shqipėrisė si njė ngjarje e shėnuar qė lidh shqiptarėt tanė nė tė dy anėt e kufirit shtetėror, Shqipėrisė dhe Kosovės, dhe kjo pėr njė arsye shumė tė fortė.

Pikėrisht nė kėtė datė tė shėnuar pėr popullin e Kosovės, nė 12 Qershor 2012, Fatmir Limaj do tė shkruante nė rrjetet sociale “Nė kėtė jetė jam betuar se do tė jem armik i ēdo lloj tiranie qė i shfaqet vendit tim. Urime dita e lirisė!”, duke dėshmuar atdhedashurinė dhe patriotizmin e tij pėr idealet e shtrenjta tė lirisė dhe pavarėsisė sė popullit tė vet.