Kosova nuk ishte e pėrgatitur pėr proces tė privatizimit?
Korrupsioni nė institucionet e Kosovės, sipas ekspertėve tė ēėshtjeve ekonomike, ka bėrė qė procesi i privatizimit tė ndėrmarrjeve publike tė ngecė dhe tė mos dėrgojė sinjal tė mirė tek investitorėt.


Eksperti i ēėshtjeve ekonomike, njėherazi ish ministėr i Ekonomisė dhe Financave, Haki Shatri, thotė pėr Radion Evropa e Lirė se institucionet vendore nuk e kanė qenė tė pėrgatitura ashtu si duhet pėr tė hyrė nė procesin e privatizimit tė ndėrmarrjeve publike nė mėnyrė tė suksesshme.

“Ka informacione qė shumė operatorė tė interesuar pėr sektorin nė vazhdimėsi janė paraqitur si tė interesuar, por nė pėrgatitje tė procedurave nė hapa tė vazhdimit tė pėrgatitjes pėr privatizim, janė tėrhequr sepse ka pasur elemente qė janė ndėrlidhur me kėrkesa tė paligjshme, me kėrkesa qė nė gjuhen mė tė thjeshtė, po quhen kėrkesa korruptive”, thekson Shatri.

Procesi i privatizimit tė Postė-Telekomit tė Kosovės kishte dėshtuar vitin e kaluar, dhe kėtė vit kanė filluar procedurat e reja.

Autoritetet kosovare kanė deklaruar tashmė se ky privatizim do tė kryhet brenda kėtij viti.

Eksperti i ekonomisė Haki Shatri, mendon se nė kėtė proces tė ri tė privatizimit tė PTK-sė janė bėrė disa hapa pozitivė dhe janė disa veprime qė lidhen me pėrgatitje mė serioze, por siē thekson ai, vlera e shitjes dhe vlera e tėrheqjes se investimeve ėshtė devalvuar.

Sipas tij, kurdo qė do tė privatizohet kjo ndėrmarrje, vlera e saj nė treg do tė jetė nėn realen.

Ndėrkohė, ditė nė parė, autoritetet kompetente nė Prishtinė, kanė shpallur konsorciumin turk Limak& Ēalik, ofertuesin e preferuar pėr Privatizimin e Distribucionin e Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS).

Oferta prej 26.3 milionė eurosh, e ofruar nga ky konsorcium, ėshtė shpallur mė e mira.

“Do tė ishte rezultat i mirė nėse konsumatorit tė Kosovės do t’i ofrohet njė energji elektrike kualitative pa ndėrprerje, dhe tė eliminoheshin dobėsitė tė cilat e kanė pėrcjellė kėtė sektor prej 12 vjetėsh. Pra, ajo qė janė nė humbje teknike, humbje nga mospagesa, pėrfshire faturat e energjisė edhe nga ato regjione, tė cilat me vite nuk kanė paguar, e kam fjalėn pėr veri, por edhe pėr disa regjione tjera tė Kosovės”, shprehet Haki Shatri.

Nė anėn tjetėr, profesori i ekonomisė Musa Limani, vlerėson se kėto privatizime tė kėtyre ndėrmarrjeve nuk do tė duhej tė ndodhnin fare.

Nėse procesi i privatizimit nė ndėrmarrjeve shoqėrore tė cilat janė privatizuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk kanė treguar sukses, sipas profesor Limanit, nuk do tė ishte e nevojshme privatizimi i ndėrmarrjeve publike siē ėshtė PTK-ja dhe KEDS-i.

“Ne kontekst tė kėsaj mund tė them se procesi i privatizimit, ashtu si ėshtė realizuar nė Kosovė nė pėrgjithėsi, qoftė me spin-off apo privatizim tjetėr, nuk dha rezultate tė pritura. Pėrkundrazi, efektet janė shume negative, prandaj rezultatet janė nė dėm tė proceseve ekonomike tė Kosovės".

"Andaj, unė mendoj se qeveria duhet ta bėjė njė analizė mbi procesin e privatizimit deri mė tani, dhe tė shoh ku kanė qenė ato tė meta, dobėsi , zbrazėsi dhe ēfarė efekte ka dhėnė modeli spin-off, dhe nė pėrgjithėsi procesi i privatizimit, e mandej tė fillojė me privatizimin e ndėrmarrjeve publike”, thotė ai.

Profesor Limani ėshtė i mendimit qė ato ndėrmarrje publike, tė cilat pėrformojnė mirė, tė mos privatizohen.

Ai thekson se ndėrmarrjet tė cilat kanė afarizėm pozitiv edhe nė vendet e Bashkimit Evropian apo nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk janė privatizuar.

“Unė mendoj se Qeveria ka punė shumė tjera mė me prioritet sa i pėrket politikave zhvillimore, reformave, hartimit tė strategjive tė tjera, se sa tė merret me ndėrmarrjet publike, tė cilat momentalisht me sa unė kam njohuri kanė afarizėm pozitiv, prandaj nė kėtė moment aktual ndoshta nuk do tė ishte mirė tė ngutemi nė kėtė drejtim. Por, qeveria i ka edhe arsyet e veta, andaj ėshtė vendimmarrėse dhe mund tė vendoės si dėshiron”, shprehet Limani./rel
comments powered by Disqus