VW pėrkrahė familjen kosovare
Wolfsburg, 21 qershor- Familja Bajrami tashmė 17 vite jeton nė Wolfsburg tė Gjermanisė, pasi ishte arratisur para se tė fillojė lufta nė trojet e ish Jugosllavisė.
Por, kjo ėshtė njė e kaluar e lashtė dhe tashmė, prindėrit dhe tre, nga gjashtė fėmijėt e tyre mė tė rinj, duhet tė largohen nga Gjerrmania. Djali i tyre 13-, dhe vajza 17-vjeēare kanė lindur nė Gjermani dhe aspak nuk e flasin gjuhėn shqipe. Kjo familje llogaritet si shumė e integruar, pasi babai Seferi ka njė punė nė gjigantin e njohur tė veturave “VW”.

Nėna e sėmurė nga reuma e kishte humbur punėn, ndėrsa dėbimi i kėsaj familje i planifikuar pėt nė janar tė kėtij viti, ishte prolonguar vetėm pėr shkaqet shėndetėsore tė nėnės.

Lidhur me rastin, ka reaguar menjėherė Kėshilli punėdrejtues i kompanisė “VW” nė Ėolfsburg. Tė gjithė kolegėt e punės tė Sefer Bajramit tashmė i kanė grumbulluar nėnshkrimet e tyre pėr tė penguar dėbimin e familjes kosovare – gjithsej 120 VW-jas.

Njė lajm tė tillė e ka konfirmuar zėdhėnėsi i kėsaj ndėrmarrje, nė njė interesim tė gazetės gjermane “Wolfsburger Allgemeine Zeitung”, tė publikuar gjatė ditės sė enjte.

Nė njė takim tė paraparė, do tė duhej tė shqyrtoheshin tė gjitha mundėsitė se si duhet ndihmuar familjes nė fjalė, pasi Sefer Bajrami “ka njė vend pune tė pėrhershėm nė ‘VW’, ndėrsa familja e tij vendbanimin e ka nė Wolfsburg”, ka deklaruar zėdhėnėsi Kilian. Mu pėr kėtė shkak, ata duhet tė qėndrojnė nė Gjermani.

Edhe avokati gjerman Dietrich Wollschlaeger nuk mund ta kuptojė kėrcėnimin pėr dėbim tė familjes kosovare, ndėrsa Komisioni i rasteve tė rėnda pėr kėtė rrethinė, dy herė e kishte refuzuar rastin nė fjalė.

Nga ana tjetėr, gjatė njė seance tė mbajtur tė mėrkurėn nė Hanover, ministri i Brendshėm gjerman kishte kėrkuar qė qysh gjatė kėtij muaji tė hartohet njė rregullore e re pėr shqyrtimin e rasteve tė rėnda. Kritikėt kanė vlerėsuar se ai ka aluduar nė ashpėrsimin e kritereve pėr tė shqyrtuar kėto raste, siē ėshtė i familjes Bajrami.