Kreditė e BEI-sė, nė fund tė vitit
Fusnota e marrėveshjes pėr “Bashkėpunim Rajonal” mes Prishtinės e Beogradit, nėse nuk po shėrben edhe aq pėr pranimin e Kosovės nė organizata rajonale, BE-ja po e shfrytėzon atė nė maksimum.
Fusnota qė nuk e paragjykon statusin, ėshtė nė linjė me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė dhe me Opinionin Kėshillėdhėnės tė GJND-sė pėr Pavarėsinė e Kosovės, po pėrdoret pothuajse si formė zyrtare e prezantimit tė Kosovės nė raport me tė gjitha institucionet qė menaxhohen nga Bashkimi Evropian.

Kėtė tani po e bėn edhe Banka Evropiane pėr Investime (BEI), ku Kosova po paraqitet me yllthin dhe me sqarimin nė fund tė ēdo dokumenti.

Sidoqoftė, kjo nuk i ka siguruar Kosovės ende mundėsinė pėr tė aplikuar pėr kredi tė BEI-sė, pasi banka me bazė nė Luksemburg dhe qė menaxhohet nga Komisioni Evropian, ende nuk pranon tė nėnshkruajė kontrata me shtetin mė tė ri evropian, shkruan Zėri.

“Pėr ne partner zyrtar mbetet UNMIKu”, tha pak ditė mė parė zėvendėsdrejtori i kėsaj banke, Dario Scannapieco, derisa u drejtohej gazetarėve shqiptarė tė Kosovės e Shqipėrisė, gjatė njė vizite tė aranzhuar nga Qendra Evropiane pėr Gazetari.
comments powered by Disqus