Trusti: Mbi 16 milionė euro nuk dihet tė kujt janė
Trusti i Kursimeve Pensional i Kosovės nga aspekti i investimeve tė mjeteve, ka pasur njė vit i cili ishte zero pozitiv sa i pėrket kthimit nė investim dhe se kjo ka qenė kryesisht pėr shkak tė kushteve jashtėzakonisht tė vėshtira, nė tregjet financiare nė tė cilat investon trusti.
Rezultati zero pozitiv ėshtė si pasojė e tėrmetit tė Japonisė, krizave tė borxheve nė shtetet evropiane, krizėn e monedhės euro. “Nuk mund tė quhet sukses, por sė paku nuk ishte negative”. kėshtu tha Vershim Hatipi, zėvendėsdrejtor i financave nė Trustin Pensional tė Kosovės, para komisionit pėr Mbikėqyrje tė Financave Publike. Sa i pėrket raportit tė auditimit tė bėrė pėr Trustin pensional tė Kosovės, Hatipi tha se pėrveē barazimit tė mjeteve, nuk ka pasur gjetje tjetėr nė raportin e auditimit.

“Barazimi i mjeteve qė paratė kontributet qė paguhen nuk po e gjejnė pronarin e tyre dhe se kjo ėshtė nė mungesė tė informacionit qė jepet nga punėdhėnėsi. Punėdhėnėsi i ka paguar kontributet pensionale, mirėpo nuk kanė treguar se pėr cilėt individė janė paguar kėto kontribute. Ky ka qenė nė fund tė vitit 2011. Kanė qenė 19 milion euro, kjo shumė gjatė kėtyre gjashtė muajve, ka rėnė nė 16 milion euro, ėshtė mė mirė se vitin e kaluar. Dua tė them se auditori vetėm kėtė e ka theksuar si ēėshtje me interes. Pėr kėtė gjė jemi duke biseduar edhe me Bankėn Qendrore, pėr tė parė se ēfarė tė bėjmė me kėto fonde, qė tė formohet njė fond i veēantė apo tė likuidohet ky fond”, tha ai.

Hatipi mė tej duke folur pėr raportin vjetor tė trustit pensional, tha se nė aspektin operacional, janė bėrė avansime tė shumta, pasi qė janė nė fazėn pėrfundimtare tė implementimit tė njė sistemi tė ri tė teknologjisė sė informacionit, me tė cilin do tė menaxhohen llogaritė individuale, shumė mė mirė se deri tani.

Ai si sukses e pėrmendi edhe procesimin e Ligjit tė ri mbi fondet pensionale nė Kosovė, sipas tė cilit dhėnia e listave nga punėdhėnėsit ėshtė e obligueshme pėr punėtoret qė ata i kanė, para se t’i paguajnė kontributet pensionale. Kjo, sipas tij, pėr kontributet qė do tė paguhen nė tė ardhmen, do tė jetė njė pėrmirėsim i madh, qė redukton nė minimum kontributet, tė cilat nuk do ta gjejnė llogarinė, pėrkatėsisht pronarin e tyre.

Mirėpo brengosėse, sipas tij, mbetet shifra prej vetėm mbi 200 mijė punėtorėve kontribuues aktiv gjatė vitit 2011, e qė pėr Trustin ėshtė njė shifėr shumė e ulėt. Ata nuk mendojnė se janė vetėm mbi 200 mijė punėtorė nė Kosovė, ku vetėm 170 mijė kanė pasur kontribute pėr gjithė vitin.

Hatipi tha se punėtorėt nė Kosovė nuk janė tė lajmėruar, apo po lajmėrohen me kontribute mė tė ulta dhe kjo ėshtė brengosėse, pasi qė nuk po mbulohet e tėrė popullata, e cila duhet tė mbulohet me kursime pensionale .

Ndėrsa, Armend Zemaj anėtar i komisionit nga Lidhja Demokratike e Kosovės tha se raporti i auditimit ėshtė pėr lėvdatė, mirėpo kėrkoi nga trusti qė t’i bėjė transparente pagat e punėtorėve, pėr tė cilat po flitet aq shumė dhe ka kaq hezitim nga ana e Trustit qė ato tė mos jenė transparente. “Akoma kjo temė po mbetet temė tabu dhe ka shumė spekulime se sa ėshtė paga nė trustin pensional tė Kosovės. Pse ky hezitim i menaxhmentit tė trustit, qė nė raportin vjetor ku ėshtė kėrkesė permanente e kuvendit kėto tė mos jenė tė paraqitura nė pasqyrat financiare”, tha Zemaj

Ndryshe, komisioni pritet qė raportin vjetor tė Trustit dhe atė tė auditimit ta dėrgojė nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės pėr miratim.
comments powered by Disqus