IPKO avancon internetin nė tėrė Kosovėn
Migrimet e fundit tė rrjetit fiks nė platformėn DOCSIS 3.0 u mundėsojnė pėrdoruesve tė internetit nga IPKO tė kenė internetin mė tė shpejtė dhe mė stabil, nė shtėpitė ose zyrat e tyre.
Me platformėn e re nė tė cilėn janė investuar mė shumė se 3 milionė euro, tėrė rrjeti fiks (interneti, televizioni digjital dhe telefonia fikse) i kompanisė IPKO ėshtė nė DOCSIS 3.0, avancim teknologjik i cili do tė sigurojė internet tė shpejtė dhe shėrbim tė qėndrueshėm gjatė tėrė ditės, pavarėsisht periudhės ditore ose konsumit tė trafikut tė rrjetit.

“Si ofruesi mė i madh i internetit nė vend, ne gjithmonė jemi tė pėrkushtuar tė investojmė nė teknologji tė reja dhe tė bashkėpunojmė me kompania tė mėdha botėrore pėr tė ofruar internet edhe mė tė shpejtė, si dhe pėrvojė edhe mė tė mirė konsumatore” ka thėnė Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisė IPKO.

Me kalimin e suksesshėm nė DOCSIS 3.0, tė gjithė pėrdoruesit e internetit nga IPKO do tė kenė qasje shumė mė tė lehtė dhe direkte nė rrjet, pa pasur nevojė tė shkruajnė llogarinė e pėrdoruesit ose fjalėkalimin e tyre pėr ta pėrdorur internetin.

“Me migrimin nė DOCSIS 3.0, IPKO ėshtė shndėrruar nė lider tė rajonit pėr internet tė shpejtė dhe shėrbim tė qėndrueshėm, ndėrsa ka ndėrtuar rrjetin i cili tani mund tė krahasohet me vendet e zhvilluara tė cilat kanė rrjet tė avancuar dhe shkallė tė lartė tė depėrtimit tė internetit, siē janė Mbretėria e Bashkuar, Gjermania, Franca apo Sllovenia” ka shtuar mė tej Erzin.

Si ofruesi i parė i internetit nė vend, IPKO mban mė shumė se 51 pėr qind tė tregut tė internetit nė Kosovė, ndėrsa shėrbimi tani ofrohet nė tė gjitha qytetet e Kosovės, ku kompania IPKO ka ndėrtuar mbi 240 mijė porte qė mundėsojnė kyējen e po kėtij numri tė familjeve kosovare nė shėrbimet e internetit, telefonisė fikse dhe tė televizionit digjital.

Me kėtė shtrirje tė gjerė me tė gjitha shėrbimet bashkėkohore tė telekomunikimit, kompania IPKO e pozicionon shtetin e Kosovės si vend modern, ku shkalla e lartė e depėrtimit dhe pėrdorimit tė internetit mbetet tregues i fuqishėm social./NewPrishtina/
comments powered by Disqus