Punėtorėt e larguar tė Ferronikelit sėrish protestojnė
Punėtorėt qė kishin punuar nė ndėrmarrjen “Ferronikeli” kanė protestuar edhe dje para ndėrmarrjes pėr disa orė, duke bllokuar hyrje-daljet e kėtij metalurgjiku me kėrkesėn e kthimit nė vendet e tyre tė punės, qė konsiderojnė se janė larguar padrejtėsisht. Sėrish ka ndėrhyrė policia e Kosovės duke i larguar nga hyrja e “Ferronikelit”.
Ndėrsa, Sindikata e Pavarur e Punėtorėve tė “Ferronikelit”, nė njė takim me kryetarin e Komunės, Nexhat Demaku, ka kėrkuar qė tė shfrytėzojė autoritetin e tij pėr kthimin nė vendet e punės pėr punėtorėt e larguar. Fehmi Nika, kryetar sindikate, ka thėnė se janė tė vendosur pėr kthimin nė vendet e punės pėr punėtorėt e larguar, nė tė kundėrtėn, ka paralajmėruar Demakun, se protesta do tė vazhdojė deri nė realizmin e kėrkesės sė tyre. Kurse pėrfaqėsuesi i Kėshillit tė protestės, Sejdi Hasi, ka thėnė se protesta do tė vazhdojė edhe nė ditėt e ardhshme me forma tė tjera, derisa tė kthehen nė vendet e punės 85 punėtorėt, tė cilėve nuk u ėshtė vazhduar kontrata e punės.
comments powered by Disqus