"Frika" Conte, Prandelli dhe Capello gati
Nė shtėpinė e Juventusit ndizet alarmi i kuq, pėr cėshtjen e trajnerit Antonio Conte, i pėrfshirė nė skadalin e trukimit tė ndeshjeve.
Tekniku bardhezi do tė dėgjohet nga prokurori federal mė 13 Korrik pėr 2 ndeshjet e dyshuara: Siena-Novara dhe Siena-Albinoleffe. Nė kėtė situatė nė klubin bardhezi janė tė shqetėsuar, dhe nė rast tė skualifikimit tė Contes pėr 1 vit, po mendojnė pėr njė zėvendėsues tė mundshėm. Kandidatėt mė tė mundshėm janė Cesare Prandelli dhe Fabio Capello.

Deklaratat e tė penduarit Carrobbio, po i shkaktojnė jo pak probleme Contes, qė gjithsesi ka besimin e skuadrės sė tij dhe tė presidentit Agnelli, pėr aq kohė sa nuk ėshtė shpallur fajtor. Derisa gjykata sportive tė japė njė zgjidhje, ekzistojnė skenarė tė ndryshėm pėrsa i pėrket tė ardhmes sė 44-vjecarit. Nėse Conte do tė shpallet i pafajshėm, atėherė cėshtja do tė mbyllet pėrfundimisht dhe bashkėpunimi me Juventusin do tė vazhdojė.

Nė kėtė pikė Juventinėt do tė merreshin me njė tjetėr betejė ligjore, me Interin dhe me Federatėn Italiane tė futbollit pėr numrin e titujve tė fituar. Por nėse Konte skualifikohet, vendimi i Juventusit do tė varet nga masa ndėshkimorė.

3-4 muaj mungesė nuk do tė shkaktonte probleme serioze nė ambientin bardhezi, pasi ish mesfushori do tė mund tė stėrviste skuadrėn nė Viviano gjatė javės, duke mos qenė nė stol vetėm gjatė ndeshjeve, pėr t’u zėvendėsuar nga zėvendėsi i tij Alessio.

Skenari i fundit qėndron tek fakti se nėse Conte do tė skualifikohet pėr 1 vit apo mė shumė. Atėherė Juventus do tė prishte kontrantėn me teknikun.

Emrat pėr ta zėvenėsuar janė janė dy: Cesare Prandelli, trajneri i Italisė, i cili gjatė Euro 2012 bėri njė paraqitje shumė tė mire, dhe Fabio Capello, i cili ka punuar mė parė nė Torino dhe e njeh shumė mirė ambientin bardhezi.

Pėr momentin kėto janė skenarėt e mundshėm dhe Juventus dėshiron tė jetė gati pėr cdo tė papritur.
comments powered by Disqus