Pse skuqja nga dielli ėshtė e dhimbshme?
Shkencėtarėt shpesh janė pyetur pse ndodh kjo, ndėrsa sipas hulumtimeve tė fundit, e kanė kuptuar se ēfarė ndodh nė tė vėrtetė.
Skuqja, djegiet dhe dhimbja shpesh mund tė jenė pasoja tė ekspozimit tė tepėrt nė diell. Rrezet ultraviolet UVB dėmtojnė molekulat ARN tė qelizave tė lėkurės, ndėrsa ARN e tillė e dėmtuar nuk kodon proteinat. Qelizat e dėmtuara me ekspozimin e tepėrt nė diell lėshojnė ARN tė tilla tė cilat veprojnė si sinjal i dėmtimit dhe nxisin qelizat pėrreth nė krijimin e molekulave inflamatore. Kėshtu vjen deri te reaksioni zinxhir i cili shkakton djegiet.

Trupi e fillon kėtė proces pėr tė larguar qelizat e dėmtuara me potencialin qė, pėr shkak tė dėmtimeve, tė bėhen kancerogjene, lėkura nė kėtė mėnyrė shėrohet nga djegiet, ndėrsa neve na duket si skuqje e dhimbshme nė lėkurė.

Duheni tė kini kujdes edhe tek rrezet UVB edhe UVA, tė cilat kalojnė nėpėr xham dhe rroba mė tė lehta, prandaj me rastin e blerjes sė kremit pėr rrezitje ia vlen tė kontrollohet nėse kanė mbrojtje kundėr tė dy llojeve tė rrezeve UV . /NewPrishtina/
comments powered by Disqus