Spanja paguan interesa rekord pėr huatė
Spanja e mbytur nė borxhe mori njė hua tė re prej 2,98 miliardė eurosh nė tregje gjatė sė enjtes, duke paguar interesa rekord, pothuajse nė normėn limit tė konsideruar si brenda mundėsive tė pagimit prej ekspertėve.

Interesi nė letrat spanjolle me vlerė me afat maturimi 5-vjeēar u rrit nė 6,46%, nga 6,07% nė blerjen e fundit tė borxhit, njė muaj mė parė.

Ndėrkohė, njė rritje drastike pėsuan edhe interesat pėr bonot e thesarit me afat maturimi 7-vjeēar, qė u rritėn nė 6,7%, nga 4,83% herėn e fundit.

”Spanja arriti tė merrte borxhin pėr tė cilin kishte nevojė, por ky ėshtė i vetmi lajm i mirė nga transaksionet e ditės sė sotme”, deklaroi eksperti Marc Osėald pėr “BBC”

Shtrenjtimi i interesave pėr kredinė spanjolle ėshtė ndikuar nga disa faktorė, qė pėrfshijnė humbjen e besimit nė aftėsinė e Madridit pėr tė dalė shpejt nga kriza, mungesėn e njė veprimi tė pėrbashkėt nga vendet e Eurozonės dhe frika pėr pėrshkallėzimin e krizės brenda zonės sė monedhės sė pėrbashkėt europiane.

Gjithashtu, debati nė Gjermani nėse shtrėngimi i kontrollit fiskal bie ndesh apo jo me kushtetutėn ka ndikuar nė krijimin e kėsaj gjendjeje.

Aktualisht, me njė normė prej 24%, Spanja pėrballet me numrin mė tė lartė tė papunėsisė nė BE dhe njė prej defiēitėve mė tė lartė buxhetorė, qė e bėjnė vendin tė jetė veēanėrisht i rrezikuar nga kriza aktuale.
comments powered by Disqus