Dhjetė kėshilla pėr tė zvogėluar djersitjen
Djersa vetvetiu nuk ka aromė, por nxit rritjen e baktereve tė cilat shfaqen nė mėnyrė natyrale nė lėkurėn tuaj. Kėto baktere dekompozojnė djersėn dhe lirojnė acidet yndyrore, tė cilat krijojnė aromė tė pakėndshme.
Megjithatė, me ndihmėn e disa kėshillave mund tė zvogėloni djersitjen.

1. Bėni dush dy herė nė ditė

Pėr tė shmangur aromėn e pakėndshme, duhet tė bėni dush tė paktėn dy herė nė ditė dhe pas ushtrimeve dhe atė me sapun antibakterial. Kini kujdes qė tė fshiheni mirė para se tė visheni pėrsėri. Gjithsesi lani rrobat nė tė cilat jeni djersitur.

2. Vishni rroba komode

Vishni rroba komode tė cilat janė prodhuar nga materiali natyral, siē ėshtė pambuku. Mėndafshi ėshtė po ashtu material natyral,por djersa mund tė dėmtojė pėrgjithmonė kėtė material tė ndjeshėm, kėshtu qė nėse vuani nga djersitja e tepruar shmangni veshjen e mėndafshit. Materialet natyrale lejojnė qarkullimin e ajrit dhe ndihmojnė avullimin natyral tė djersės nga trupi.

3. Ushqimi i shėndetshėm dhe ushtrimet

Ushtrimet mund tė pėrmirėsojnė qarkullimin e pėrgjithshėm nė trupin tuaj ēka ndikon nė ftohjen dhe qė trupi juaj tė mbetet “i ftohėt”. Yndyrat ndikojnė nė rritjen e temperaturės sė brendshme trupore, prandaj kini kujdes qė tė ushtroni rregullisht dhe tė hani ushqim tė balancuar tė shėndetshėm, me shumė pemė dhe perime.

4. Shmangi pijet stimuluese

Kafeina, alkooli dhe pijet energjetike stimulojnė sistemin nervor dhe mund tė nxisin djersitjen e shtuar. Tentoni qė tė pėrdorni sa mė pak pije energjetike dhe pini mė sė shumti dy filxhanė kafe ose ēaj nė ditė.

5. Pini shumė ujė

Rreth dy litra nė ditė, nė veēanti nėse djersiteni shumė, uji do ta parandalojė dehidrimin e trupit.

6. Relaksohuni

Ankthi mund tė shkaktojė djersitje prandaj mendoni tė filloni tė ushtroni teknikat e relaksimit si joga. Punoni nė pėrmirėsimin e vetėbesimit ashtu qė tė mos shqetėsoheni ose tė ndiheni me siklet pėr shkak tė gjėrave tė panevojshme.

7. Pėrdorni pudėr tė fėmijėve

Djersitja e tepruar mund tė nxisė dhimbje dhe therje, prandaj nė zonat e ndjeshme pas dushit pėrdorni pudėr tė fėmijėve nė pluhur. Ai do tu ndihmojė ta mbani lėkurėn e butė dhe tė thatė.

8. Antiperspirantėt/deodorantėt

Antiperspirantėt mund tė jenė shumė efikas nė reduktimin e djersitjes dhe maskimin e aromės. Po ashtu mund tė blini sprej pėr ftohje tė fytyrės. Nėse djersiteni pėr sė tepėrmi mund tė blini antiperspirant mė tė fortė i cili pėrmban klorid alumini, i cili aplikohet gjatė natės nė lėkurė tė thatė, prandaj ėshtė mė efikas nė bllokimin e gjėndrave tė djersitjes. Megjithatė, preparatet e tilla tė cilat bllokojnė gjėndrat nuk janė tė mira pėr shėndet.

9. Sherbela

Pėr sherbelėn tashmė njė kohė tė gjatė konsiderohet qė redukton djersitjen, prandaj mund tė provoni tė pini ēaj tė kėsaj bime dhe atė dy herė nė ditė.

10. Shtrihuni

Pėr ndonjė arsye nervat tė cilat aktivizojnė djersėn nėn sqetull nė masė tė madhe bllokohen kur shtrihemi. Gjatė kohės sė ditėve tė ngrohta ėshtė e nevojshme qė tė shtriheni disa minuta nė ndonjė vend tė ftohtė.
comments powered by Disqus