Blackberry, RIM gjobitet me 147 milionė dollarė
Gjykata nė San Francisco tė Kalifornisė ka vendosur nė favor tė kompanisė Mformation, e cila nė vitin 2008 kishte paditur RIM-nė pėr shkelje tė tė drejtave tė patentave.
RIM kishte refuzuar marrėveshjen, duke pohuar qė nuk ka shkelur kurrfarė tė drejtash pėr patenta, por procesi gjyqėsor ka vėrtetuar tė kundėrtėn. RIM menjėherė pas publikimit tė aktvendimit ka apeluar, por gjėrat nuk duken mirė pėr kanadezėt.

RIM (Research in Motion) ėshtė prodhuese e pajisjeve BlackBerry tė cilat deri nė masivizimin e telefonave tė avancuar mbretėronin nė tregun enterprise, para sė gjithash pėr shkak tė shėrbimit shumė tė mirė tė e-mailit. Sė fundi kjo kompani ka rėnie konstante, ndėrsa ky vendim i gjykatės sė Kalifornisė do tė mund tė jetė edhe fatal.

Tė drejtat pėr patente kanė tė bėjnė me RIM BlackBerry Enterprise Server, produktin mė profitabil tė kėsaj kompanie. Aktvendimi thotė qė RIM duhet tė paguajė 8 dollarė amerikanė pėr ēdo pajisje tė shitur BlackBerry, dhe kur kjo shumėzohet me 18,4 milionė pajisje tė shitura nė SHBA, del shifra prej 147 milionė dollarėsh amerikanė. Nuk janė marrė parasysh edhe aparatet qė janė shitur nė tregjet tjera botėrore.

Ky vendim me siguri do tė shkaktojė rėnie tė mėtejshme tė vlerės sė RIM, dhe shitja e kėsaj kompanie ndonjėrės prej IT kompanive tė mėdha po bėhet opsion gjithnjė e mė i mundshėm. Si blerės kryesor pėrmendet Microsofti, qė me blerjen e RIM do tė mund tė fitonte njė hise tė mirė tė tregut mobil. Megjithatė, tani pėr tani nuk ka informata zyrtare pėr kėtė, por vetėm parashikime tė analistėve.
comments powered by Disqus