Apple dėshpėron analistėt pasi ka fituar “vetėm” 8,8 miliardė dollarė
Me qarkullim prej 335 miliardė dollarėsh nė ēerekun e dytė tė kėtij viti Apple ka deklaruar njė fitim prej 8,8 miliardė dollarėsh, por kjo ka dėshpėruar analistėt tė cilėt kishin pritur mbi 9 miliardė dollarė.
Kjo ėshtė njė situatė e rrallė sė fundmi qė njė kompani nuk ka plotėsuar parashikimet e Wall Street, dhe krejt kjo pėr shkak tė shitjes sė dobėt tė iPhone qė nga 35 milionė copė ka rėnė nė 26 milionė.

Analistėt mendonjė qė arsyeja pėr kėtė ėshtė prezantimi sė shpejti i iPhone 5, rreth tė cilit Apple tashmė ka filluar tė krijojė hype si tė bėhej fjalė pėr mė tė pritshmin deri tani i cili do tė sjellė dizajn krejt tė ri.

Nė tė njėjtėn kohė kjo kompani ka shitur numėr rekord tė iPad-ve, 17 milionė (me siguri nė krah tė ēmimit tė ulur tė iPad 2, i cili pėr njė ēmim fillestar prej 400 dollarėsh ėshtė mjaft i mirė), ndėrsa shitja e Mac-eve stagnon edhe mė tutje nė 4 milionė, kurse iPod-ėt po sillen gjithnjė e mė shumė kah vendi i merituar nė histori, me shitje diē mė tė ulėt se nė tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar.
comments powered by Disqus