Robben: Shaqiri nuk mė tremb
Arjen Robben ka qenė i papėrmbajtshėm gjatė kėsaj kohe. Teksa dėshtoi sezonin e kaluar, 28-vjeēari hollandez i Bayern Munchen ėshtė kthyer me forca dhe plane tė reja pėr sezonin e ri.


Gjatė njė interviste pėr revistėn "Kicker", mesfushori i bavarezėve flet mbi konkurrencėn nė pozicionin e tij, ku respektivisht ka si konkurrent Xherdan Shaqirin dhe Thomas Muller, shpreh gatishmėrinė tė marrė sėrish pėrgjegjėsitė nė fushė pėr tė gjuajtur edhe penalltitė. Ndėrsa pėr sa i pėrket uljes nė stol, ai nuk e pranon nė mėnyrė absolute.

"Jam i vetėdijshėm pėr formėn dhe paraqitjen time. Nuk kam frikė nga konkurrentėt apo rivaliteti dhe nuk mė pėlqen shumė tė flas mbi kėtė ēėshtje. E di se ēfarė bėj. Xherdan Shaqiri ėshtė njė talent i shkėlqyer. Erdhi nga Basel, por Bayern ėshtė ekip ndryshe, ashtu siē edhe ai po e sheh. Ėshtė i ri dhe ka nevojė ende tė pėrmirėsohet dhe tė fitojė sigurinė pėr tė kaluar barrierat nė karrierė. Nuk ėshtė momenti pėr tė bėrė krahasime mes ne tė dyve", deklaroi Arjhen Robben, i cili nuk e pranon absolutisht tė ulet nė stol.

"Te Bayern ka fituar ai qė nuk ka marrė pėrgjegjėsi. Unė nga dita qė kam ardhur, kam qenė i gatshėm pėr ēdo gjė, edhe tė jap komandat nė fushė. Nuk mė ka munguar asnjėherė dėshira dhe aftėsitė pėr t’i marr kėto pėrgjegjėsi. Tani detyra jonė ėshtė ta ndalim Borussia Dortmund dhe prioritet do tė kemi titullin", pėrfundoi Roben.
comments powered by Disqus