Donald Suxho, volejbollisti shqiptar nė Londėr 2012
Ekipi amerikan i volejbollit pėr meshkuj po shfaqet nė njė formė tė mirė nė Lojrat Olimpike tė Londrės. Deri tani ai ka arritur tre fitore dhe shihet si njė prej ekipeve tė forta pjesmarrėse nė kėt sport.
Nė ekipin amerikan luan edhe Donald Suxho, lojtari me origjinė shqiptare, i cili ka nisur karrierėn e tij sportive nė qytetin e lindjes Korēė.

Mbas ardhjes familjarisht nė Shtetet e Bashkuara nė vitin 1996, Donaldi e vazhdoi edhe mė tej angazhimin e tij me volejbollin, duke arritur qė tė jetė pjesė e ekipit kombėtar amerikan qė nė vitin 2001.

Gjatė njė interviste pėr VOA, Suxho tha se fillimet e karrierės sė tij si sportist i pati nė Shqipėri, ndėrsa mundėsitė pėr tė vazhduar mė tej kėtė sport iu dhanė nė SHBA.

Qė nga viti 2001 volejbollisti shiptaro-amerikan ėshtė organizator i ekipit kombėtar amerikan dhe njė prej emrave kryesorė tė tij.

Suxho tha se edhe Shqipėria ka patur njė periudhė shumė tė mirė tė volejbollit, por duhet bėrė mė shumė nė drejtim tė pėrgatitjes sė ekipeve tė tė rinjėve, pėr tė arritur rezultate tė larta.

Pėr volejbollistin Donald Suxho, familja e tij, prindėrit, bashkėshorja, vėllai dhe i biri janė elementėt bazė qė e kanė mbėshtetur gjatė gjithė karrierės sė tij sportive nė Shtetet e Bashkuara.
comments powered by Disqus