Vetėvendosje kritikon Qeverinė pėr ekonominė
Pėrmes njė konference pėr shtyp, Lėvizja Vetėvendosje ka hedhur njė varg kritikash nė drejtim tė Qeverisė sė Kosovės pėr shkak tė performancės sė dobėt nė politikat ekonomike.
Nėnkryetari i Vetėvendosjes, Shpend Ahmeti, ka vlerėsuar se kjo qeveri e dobėt ėshtė edhe shumė e rrezikshme pėr vendin ngase kjo gjendje ekonomike ka rrezik tė thellohet nė qoftė se nė Kosovė nuk bėhen ndryshimet.

“Vlerėsimet e rritjes ekonomike, edhe ashtu tė dobėt, po shkojnė duke u zvogėluar edhe mė tutje. Papunėsia mbetet nė nivele rekorde, ndėrsa tanimė edhe diaspora ka filluar tė tregojė shenja tė goditjes nga kriza nė Evropė”, ka thėnė tė shtunėn Shpend Ahmeti, nė njė konferencė pėr media.

“Eksportet edhe ashtu tė vogla, sipas Bankės Qendrore tė Kosovės kanė shėnuar rėnie nė gjashtėmujorin e parė, deficiti tregtar ėshtė rritur, investimet e huaja direkte kanė rėnė e po ashtu edhe remitancat”, theksoi ai

Sipas Ahmetit, Qeveria “si edhe shumė herė mė parė”, kėrkon ikje nga pėrgjegjėsia. “Kur u shtrohej pyetja se cili ėshtė plani i tyre nė lidhje me krizėn financiare qė e ka kapluar Evropėn, me krenari thonin se kriza nuk e prek Kosovėn. Tani mė kur Kosova ėshtė nė trende shumė negative, ata thonė se kjo ėshtė pasojė e krizės nė Evropė”, tha ai.

Vetėvendosje thotė se problemet mė tė mėdha nė Kosovė nuk i ka shkaktuar kriza financiare botėrore, por politikat e gabueshme ekonomike tė Qeverisė. Nė kėtė konstelacion e gjendje, sipas tij, kryeministrit dhe partisė nė pushtet i ka mbetur vetėm njė politikė, ajo e kėrkimit tė koalicionit tė ri e mė tė gjerė, pėr tė shpėrndarė pėrgjegjėsinė.

Sipas Ahmetit kjo qeveri e dobėt ėshtė edhe shumė e rrezikshme. “Pikėrisht dobėsia e tyre politike dhe profesionale ėshtė rreziku i Kosovės. Kjo gjendje ekonomike ka rrezik tė thellohet nė qoftė se nė Kosovė nuk bėhen ndryshimet”, u shpreh ai.