Nga nesėr rriten temperaturat, do tė arrijė deri nė 43 gradė celsius
Nė kėto ditė tė nxehta gushti, rekomandohet qė tė moshuarit, tė semurėt kardiake dhe femijėt tė mos ekspozohen nė diell dhe tė konsumojne sa mė shumė lėngje pėr tė evituar dehitratimin e trupit.
Rikthehen edhe njėherė temperaturat e larta mbi normalen. Sipas parashikimeve tė Shėrbimit Meteorologjik, ditėt mė tė nxehta nė Shqipėri janė e hėna, e marta dhe e mėrkura, ndėrsa temperaturat do tė shkojnė deri mbi 43 gradė nė hije. Pas tė mėrkurės, temperaturat do tė shėnojnė rėnie graduale.

Nė Kosovė, temperatura mė e lartė pritet tė arrij tė martėn ndėrsa Gjilani duket se do e pėrjetojė mė shumė se ēdo qytet tjetėr nxehtėsinė. Temperatura maksimale nė Gjilan pritet tė arrijė deri ne 43 gradė celsius.

Alarmin pėr temperaturat e larta e ka dhėnė sot edhe Ministria e Shėndetėsisė sė Maqedonisė, e cila pėrveē kėshillave pėr qytetarėt, ka njoftuar se spitalet janė tė gatshme pėr sigurimin e mbrojtjes shėndetėsore ndaj rritjes eventuale tė numrit tė pacientėve pėr shkak tė ndikimit tė temperaturave tė larta.

Nė Maqedoni, temperaturat pritet tė arrijnė kulmin tė martėn, ku temperatura nė Kumanovė pritet tė shkojė deri mbi 43 gradė nė hije ndėrsa nė Shkup deri nė 42 gradė celsius.

Pas tė mėrkurės do tė ketė ulje me 4-5 gradė tė temperaturave, e nė disa vende edhe vranėsira me rreshje lokale tė izoluara, por sėrish temperaturat mbeten tė larta.