Ahtisari nė Kosovė me rastin e heqjes sė mbikėqyrjes sė pavarėsisė
Me rastin e heqjes sė mbikėqyrjes sė pavarėsisė nga Grupi Ndėrkombėtar Drejtues, mė 10 shtator, Ministria e Punėve tė Jashtme tė Kosovės ka paraparė organizimin e njė varg aktivitetesh tė nivelit tė lartė.
Pėrveē pėrfaqėsuesve tė shteteve anėtare tė GND-sė, pjesėmarrjen e tyre nė aktivitetet qė do tė shėnojnė kėtė ditė, Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Enver Hoxhaj, ia kanė konfirmuar edhe shumė personalitete tė shquara ndėrkombėtare, burrėshtetas nga rajoni, Evropa dhe bota. Sipas RTK, pjesėmarrjen e tyre nė aktivitetet e zhvilluara mė kėtė rast, ministrit Hoxhaj, ia kanė konfirmuar edhe nobelisti Martti Ahtisaari, ish-ndėrmjetės nė bisedimet pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, pėrfaqėsuesi amerikan nė kėtė proces, Frank Wisner dhe ai i Bashkimit Evropian, Wolfgang Ischinger, ka thėnė zyrtarė tė kėsaj ministrie.