Mekė, dy ministrat kosovarė lobojnė nė Konferencėn Islamike
Me iniciativė tė ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Enver Hoxhaj, dy ministrat e Qeverisė sė Kosovės, Mahir Yağcilar dhe Ferid Agani, do tė udhėtojnė pėr nė Mekė tė Arabisė Saudite, ku tė martėn do tė zhvillohet njė samit i jashtėzakonshėm i Organizatės pėr Bashkėpunim islamik, pėr gjendjen nė Siri.
Yağcilar dhe Agani gjatė takimeve me ministrat e shteteve tė dy organizatave nė fjalė, pėrveē pėrcjelljes sė qėndrimeve tė njohur publikisht tė Kosovės pėr situatėn nė Siri, do tė lobojnė pėr njohjen e Kosovės nga shtetet anėtare tė organizatės, njė pjesė e tė cilės ende nuk e kanė njohur Kosovėn.


Lobimin e dy ministrave tė Qeverisės sė Kosovės pranė anėtarėve tė Organizatės pėr Bashkėpunim Islamik e ka konfirmuar kėshilltari pėr Media i ministrit Hoxhaj, Artan Behrami.

Sipas tij, kjo vizitė ėshtė nė kuadėr tė aktiviteteve gjithėpėrfshirėse nė procesin e lobimit, me ē`rast edhe dy ministrat kanė udhėtuar nė Mekė me qėllim lobimit pėr forcimin e subjektivitetit ndėrkombėtar dhe rritjen e numrit tė njohjeve pėr Kosovėn.

Behrami tha se aktivitetet e tilla, tė parapara edhe nė strategjinė pėr njohjen e Kosovės tė miratuar nga Qeveria e Kosovės, pritet tė kenė impakte tė rėndėsishme nė kėtė drejtim, pasi qė strategjia parasheh involvim tė sa mė shumė personaliteteve dhe zyrtareve institucional nė procesin e lotimit.

Ai tha po ashtu se njohja nga shtetet anėtare tė Organizatės pėr Bashkėpunim Islamik dhe vendet e Ligės Arabe ka qenė nė fokus tė aktiviteteve tė ministrit Hoxhaj qė nga fillimi i marrjes sė mandatit.

“Gjatė kėsaj periudhe Hoxhaj ka marrė pjesė nė disa aktivitete si dhe ka zhvilluar takime me shumė udhėheqės tė vendeve tė kėsaj pjese tė botės, si dhe ka pasur takime e kontakte tė vazhdueshme me udhėheqėsit e dy organizatave nė fjalė”, tha Behrami.

Organizata e Bashkėpunimit Islamik, mė herėt e quajtur Organizata e Konferencės Islamike, mė 5 korrik 2011, ka miratuar njė Rezolutė pėr situatėn nė Kosovė, ku i ka bėrė thirrje shteteve anėtare tė saj qė tė njohin shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės.