Fiket flaka olimpike nė Londėr
Me njė ceremoni madhėshtore ra perdja e Lojėrave tė 30-ta olimpike, tė cilat pėr herė tė tretė u zhvilluan nė ishullin britanik.
Ashtu si edhe nė hapje tė Lojėrave Olimpike Verore tė Londrės, nė stadiumin e kryeqytetit britanik u zhvillua njė ceremoni mbresėlėnėse nė mbyllje tė kėtij evenimenti. Ceremonia kishte nisur nė ora 22.00 derisa flaka olimpike u fik vetėm nė ora 01.00.
Ceremonia e mbylljes kishte marrė emrin “A Symphony British Music” qėllimi sė cilės ishte prezantimi i kreativitetit britanik nė fushėn e artit,duke bėrė muzikė pėr tre orė rresht. George Michael, Muse, The Who, Take That dhe Spice Girls ishin disa nga artistėt qė kėnduan kėngėt e tyre mė tė njohura. U bėnė homazhe pėr John Lennon-it nėpėrmjet kėngės sė tij mė tė famshme: Imagine. Ekranet e mėdha dhanė pamje tė pa transmetuara mė parė tė kėngėtarit dhe bashkėshortes sė tij Yoko Ono duke kėnduar kėtė kėngė. Organizatori falėnderoi edhe 70 mijė vullnetarėt qė ndihmuan nė organizimin e kėsaj Olimpiade.
Emocione tė veēanta pėrjetoi edhe uganezi Stephen Kiprotich, i cili u stolis me medaljen e artė olimpike, i cili gjatė ditės kishte ngadhėnjyer nė garėn e maratonės.

SHBA fitues tė olimpiadės

Lojėrat u vlerėsuan lartė duke thyer edhe rekord shikuesish, ndėrkohė qė u regjistruan 44 rekorde botėrore dhe 117 olimpike tė thyera. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė shkėlqyer nė Londėr. Sportistėt amerikan vėrtet u shndėrruan nė mbretėr tė olimpiadės. Edhe pse kishte atletė edhe nga vende tjera qė shkėlqyen me paraqitje dhe rekorde tė reja. Por megjithatė SHBA mbetėt numėr njė. Nė Londėr sportistėt matanė oqeanit rrėmbyen plot 104 medalje, pėrfshi kėtu 46 tė arta, 29 tė argjendta e 29 tė bronzta. Prapa amerikanėve pėrfundoi Kina, e cila nė njė pjesė tė konsiderueshme gjatė garave kishte qėndruar nė pozitėn e parė. Kina e pėrmbylli olimpiadėn me 87 medalje prej tė cilave 38 tė arta, 27 tė argjendta dhe 22 tė bronzta. Ndėrkaq impresionuan sportistėt vendas, tė cilėt i sollėn Britanisė sė Madhe 65 medalje, prej te cilave 29 tė arit, 17 tė argjendta dhe 19 tė bronzta. Lojėrat e ardhshme olimpike do tė zhvillohen nė viin 2016 nė Rio tė Brazilit.
comments powered by Disqus